'Numri i Ramës i burgosur'/ Manjani: Prokuroria të nisë verifikimet

'Numri i Ramës i burgosur'/ Manjani: Prokuroria të nisë verifikimet

11:38, 01/07/2020
A+ Aa A-

Mbrëmjen e kaluar, koleksionisti i njohur Gjergji Thimo bëri nëj deklaratë të fortë në “A-Show”, ku tha se kryeministri Edi Rama ka qënë i dënuar në vitin 1993 në Paris për vjedhje ikonash. Thimo theksoi se është i gatshëm të përballet e me drejtësinë për këtë fakt. Ai publikoi edhe numrin e dosjes.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Ylli Manjani në Facebook, ku shkruan se ka një ligj që ka vepruar për persona të tjerë në politikë, që kanë qenë të dënuar dhe fshiheshin në politikë, dhe ky ligj duhet të veprojë edhe për kryeministrin, për sa u përket verifikimeve nëse ka qenë apo jo i ndaluar, arrestuar apo dënuar në Francë.

Reagimi i Ylli Manjanit në Facebook:

Gjergji Thimo pranon të burgoset për këtë fakt.

Jep një numër burgu në Francë që e lidh me Edi Ramën.

Insiston për këtë gjë!

A mundet që Prokurori i Përgjithshëm të sqarojë shqiptarët nëse Kryeministri i sotëm ka qenë apo jo i ndaluar, arrestuar apo dënuar në Francë?!

Ka një ligj që ka vepruar për persona të tjerë në politikë, që kanë qenë të dënuar dhe fshiheshin në politikë.

Pse nuk verifikohet Edi alias Edvin Rama?!! Nuk po kërkojmë të verifikojë Edi alias Mustafa Ramën… (te shëndeti nuk ndërhyjmë dot).

Kush më shumë se Ai duhet ti nënshtrohet verifikimeve ligjore?!

Publikut ja ka borxh Prokurori i Përgjithshëm një të sqarim mbi këtë denoncim konkret, me numër burgu madje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco