Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Ulen testimet, ulen rastet/ Për këto gjëra Rama po na izolon nga bota

Ulen testimet, ulen rastet/ Për këto gjëra Rama po na izolon nga bota

11:17, 01/07/2020
A+ Aa A-

Në Shqipëri në 24 orët e fundit u regjistruan 45 raste të reja me koronavirus.

Por nëse mendoni se rastet po ulen, gaboheni. Po ulen testimet. Në 24 orët e fundit janë kryer vetëm 289 testime.

Kjo është një shifër shumë e ulët, po të mendosh që një ditë më parë ishin 371 testime, që prapë është tepër e ulët si numër.

Teksa OBSH po kërkon testime masive që nga nisja e pandemisë, Shqipëria është kthyer në ‘delen e zezë’ të Europës.

Vendi ynë nuk do të lejohet të lëvizë me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas një analize të BBC, vendimi është marrë jo vetëm mbi bazën e infeksioneve të shtuara ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, por edhe për vendet me shërbim të mirë shëndetësor dhe të dhëna të besueshme shëndetësore.

Se sa të besueshme janë të dhënat në Shqipëri, mjafton të shohësh grafikën që nga fillimi.

Fakt është që për tre muaj u izoluam brenda vendit. Tani po na izolojnë nga bota. Problemi është se edhe bota do hezitojë të vijë në Shqipëri në këto situatë, duke i dhënë një goditje fatale turizmit dhe shërbimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco