Henze nuk i ndahet Ramës për burgun në Francë: Dosja është e hapur

Henze nuk i ndahet Ramës për burgun në Francë: Dosja është e hapur

10:03, 01/07/2020
A+ Aa A-

Martin Henze, këshilltari politik gjeraman në CDU, partia e Angela Merkel, vazhdon që të këmbëngulë, duke pyetur dhe denoncuar kryeministrin Edi Rama, për një arrestim të mundshëm të tij në Francë në vitet 1993-1994 si trafikant ikonash. 

Henze këtë herë  ka replikuar në një status të  Edi Ramës me rastin e vizitës së tij në Prishtinë, duke e “informuar” kryeminstrin, se dosja për burgosjen e tij në Francë ende nuk është mbyllur.

"Rama, pse nuk u thua shqiptarëve apo komunitetit ndërkombëtar, nëse ke qenë në burg në Gjermani 1991, dhe në Francë më 1993 / 1994. Në Francë nuk janë mbyllur dhe dosjet nuk janë shkatërruar. Koha po kalon," shkruan Henze në një postim në Twitter.

Reagimi i tij erdhi pasi Gjergji Thimio, koleksionisti i cili u burgos për 5 vite nga kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si trafikant i ikonave të vjedhura, ka bërë publike për herë të parë mbrëmë në A-Show në Syri TV përballë gazetarit Adi Krasta, numrin e dosjes së dënimit të Edvin Ramës në vitin 1993 në Paris të Francës për vjedhje ikonash.

Thimio tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për këtë akuzë që po bën,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu01/07/2020 12:16

gjyshi im e thonte gjithmon kete shprehje po qe komunist je hajdut dhe paska pas te drejte se qe kur hyri komunizmi ne shqipri plasi hajdutlliku

Shto koment

Denonco