Majko 'shuplakë' Ramës: A do ta padisja Haradinajn? As që diskutohet...

Majko 'shuplakë' Ramës: A do ta padisja Haradinajn? As që diskutohet...

22:08, 30/06/2020
A+ Aa A-

I ftuar në “A-Show” në Syri TV, ministri i Diasporës dhe ish kryeministri i vendit gjatë krizës së luftës në Kosovë, Pandeli Majko ka komentuar situatën më të fundit në Prishtinë dhe vizitën e fundit të Edi Ramës atje.

Sipas tij, Kosova kishte shumë nevojë në këto momente për vizitën e anjë autoriteti të lartë nga Tirana pasi situata atje është shumë e ndërlikuar.

“Situata është shumë e komplikuar. Kosova është zhytur në një krizë institucionale. BE nuk e konsideron presidentin si pjesë e negociimit. E tillë është situata. Qeveria funksionon në bazë të votave të deputetëve serbë.

Vizita e kryeministrit erdhi menjëherë pas kësaj situate. Gjëja më normale. Problemi e kishte të nevojshme vizitën e një autoriteti të lartë shqiptar. Ajo nxiti një funksionalitet të brendshëm të jetës politike pasi situata në Kosovë është e kontraktuar. Jam kundër asaj që thonë se Rama do të bashkonte palët, pasi as ai vetë nuk i beson", tha Majko.

Ditën e sotme u përhap lajmi se kryeministri Edi Rama do të tërheqë padinë ndaj ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. I pyetur nga Adi Krasta nëse edhe Majko do të bënte të njëjtin akt që bëri edhe kryeministri, ai u shpreh i prerë:

"As që diskutohet që jo".  /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 30/06/2020 22:59

Cfare shuplake more derdimen. Nuk eshte shuplake por ledhatim. Ky pleher te fliste atehere kur rame vucic bergovic cubrollovici e paditi. Pra ky eshte majkovici me I ndyre qe e ka nxjerre koken. Ministri I dhjere I diaspores.

Shtetrrumpalle 30/06/2020 22:18

O Pandush, Kosova ca pune I ka me te qarta. Shiko fshatin tend nje here de po digjet, pastaj dil e na fol per krizen institucionale në Kosove. eDRAMA e ndriti reformen në shqiperi e del e paragjykon specialen në Hage. Rilindas me 100 standarte.

Shto koment

Denonco