Gjergji Thimo për A-Show: Dy muaj pasi më grabitën ikonat me urdhër të Ramës, ato dolën në shtëpinë e Koço Kokëdhimës

Gjergji Thimo për A-Show: Dy muaj pasi më grabitën ikonat me urdhër të Ramës, ato dolën në shtëpinë e Koço Kokëdhimës

21:50, 30/06/2020

Koleksioni Gjergji Thimo i cili kaloi në një kalvar të gjatë vuajtjesh në burg për shkak se jo vetëm iu grabit koleksioni i ikonave nga kryeministri Rama, por edhe për shkak të trajtimit dashakeqës nga drejtësia, në A-Show përballë gazetarit Adi Krasta ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin Rama si ideatorin e shkatërrimit dhe vjedhjes së koleksionit të tij prej 1600 ikonash ku sot janë vetëm 460 të tilla.

‘Unë bëra 5 vite burg të padrejta me prova të fshehura qëllimisht nga Prokuroria e Tiranës, ku sot kanë dalë prova të frikshme, që rrëzojnë të gjitha akuzat e ndërtuara në vitin 2013 kur unë u arrestova si trafikant i ikonave.

Unë e para kam besim te drejtësia shqiptare sepse sot kjo drejtësi po monitorohet fuqishëm nga Këshilli i Europës, por ndërkohë shikoj tendenca për ta devijuar SPAK-un.

Por gjithsesi unë kam besim te SPAK-u dhe Prokuroria e Përgjithshme sepse ata nuk mund ti bëjnë më këto gjëra që kanë ndodhur.

Dua të sqaroj diçka. Mua nuk morën ikonat. Mua mu grabitën bashkë me të gjithë dokumentacionin dhe provat u manipuluan nga prokurori Petrit Fusha dhe Ervin Karanxha.

Më 8 tetor 2013 nuk u burgosa thjesht unë.

U grabitë 1600 ikona me vlere 63 milion euro.

Këto janë kartela me numra kodesh me të tëra.

Pas daljes nga burgu kam pasur shumë përkrahje nga intelektualë, nga njerëz të artit dhe kulturës.

Dhe këto vepra siç doli me vonë nuk i kisha për trafikim siç thane.

Qëllimi im ishte të ruaja këto pasuri kombëtare.

Ku kanë shkuar këto ikona. Shikoni këto foto.

Ky është Koço Kokëdhina. Këto ikona që Koço i ka pas shpine në këtë foto janë ikona që janë sekuestruar, dhe që vetëm pas dy muajsh dalin në shtëpinë e Koço Kokëdhimës

Si mundet që këto ikona që ishin prova materiale të dalin në shtëpinë e Koço Kokëdhinës.

Ky është një epitaf në lëkurë i vlerësuar 320 mijë euro.

U mor nga shtëpinë time dhe në procesverbalin e Galerisë së Arteve nuk ekziston.

Brenda një nate nga 1mijë objekte kemi 470 objekte.

Ato janë objekte të ligjshme.

Ervin Karanxha më tha që të vendosja firmën që janë 400 objekte dhe unë nuk e vura.

Unë në Strasbourg e kam çuar çështjen,

Por pres një përgjigje, Unë ja them edhe kryeministrit të Shqipërisë dhe ish-ministrit të Brendshëm, ata kanë bërë një barbari, një genocid ndaj kulturës shqiptare.

1600 ikona nuk mu vodhën mua, por pasurisë kombëtare.

Me kë do hyjmë në Evropë ne, me kanabisin, apo me Butrintin që e kanë kthyer në sufllaqeri.

Këta janë kapur me presh në dorë që kanë vjedhur dhe thonë nuk janë preshët tanë

Kur del një kryeminisrër dhe thotë kapa trafikantin më të madh të vendit dhe del Stefan Fyle që thotë bravo, kur unë kisha një koleksion që e kam prezantuar kudo, ndërsa ai i përdhosi me i mori si copa dërrasa dhe i hodhi në furgon…

Publikun dhe drejtësin shqiptare unë i bind me prova të pakundërshtueshme.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI DT. 1 korrik 202001/07/2020 06:05

Gjergji Thimo ka një të drejtë të madhe me mënyrën sesi ja morën ikonat dhe sesi e dënuan me burg.. Por ai duhet të shpjegojë se ku dhe si gjeti gjeti ato ikona .Kujt ja blevi..Kush ja shiti atij.. Ndoshta një pjesë kanë qënë pronë e familjeve ortodokse shqiptare por shumë të tjera kanë qënë pronë e kishës autoqefale të Shqipërisë. TË VJEDHURA nga trafikantë në periudha të ndrydhme historike në mënyrë barbare....

Shto koment

Denonco