Gjinovci: Rama në Prishtinë për t'i shërbyer Thaçit. Qytetarët e Kosovës e përqeshën

Gjinovci: Rama në Prishtinë për t'i shërbyer Thaçit. Qytetarët e Kosovës e përqeshën

21:43, 30/06/2020
A+ Aa A-

Në një lidhje me Skype nga Prishtina për "A-Show" në Syri TV, aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.

Sipas tij, mesazhi që përcolli por edhe veshja që zgjodhi kreu i qeverisë në Tiranë krijoi ilaritet dhe tallje te qytetarët e Kosovës.

"Mendoj se për dallim nga vizita të tjera kjo nuk ka dhënë efektin që kanë dashur. Qytetarët e Kosovës më shumë e kanë përqesh dhe refuzuar këtë vizitë që nuk dihet çfarë kuptimi kishte. Dhe nga aeroporti na tha se nuk është koha të ndahemi në hajdutë e të ndershëm por të bashkohemin ndaj Serbisë. Ma thotë mua që kur isha 10 vjeç kisha pushkën e ushtarit serb në fytyrë!

Kishte probleme të mëdha në ato që që tha. Si mund të mos ndahemi në hajdutë e të ndershëm? Kjo ishte e papranueshme për mua dhe qytetarët, të cilët në rrjetet sociale e kanë përqeshur jo vetëm për atë, por edhe për veshjen dhe mesazhin që dha", tha Gjinovci.

Sa i përket sjelljes së Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit përballë akuzave nga Haga, Gjinovci bëri këtë dallim:

"Haradinaj vendosi Kosovën para vetes. Ai dha dorëheqjen edhe pse ishte vetëm një intervistë. Shanset që ai të ishte i pafajshëm ishin më të mëdha se të Thaçit. Ai dha dorëheqjen dhe vendosi Kosovën para vetes.  Presidenti veproi njëjtë. Tha se do të japë dorëheqjen vetëm nëse konfirmohen aktakuzat, thua se ka zgjidhje tjetër? Ai do të përfitojë kohë që të zgjedhë presidentin vetë. Rama me vizitën e tij i shërbeu kësaj. Nëse bëhen zgjedhjet këta do të dëmtohen rëndë". /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco