Gjergji Thimo për A-Show: Edi Rama i dënuar për vjedhje ikonash në Paris, ja numri i dosjes që mbante si i burgosur në Francë

Gjergji Thimo për A-Show: Edi Rama i dënuar për vjedhje ikonash në Paris, ja numri i dosjes që mbante si i burgosur në Francë

21:29, 30/06/2020

Gjergji Thimo, koleksionisti i cili u burgos për 5 vite nga kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si trafikant i ikonave të vjedhura, ka bërë publike për herë të parë sonte në A-Shoë në Syri Tv përballë gazetarit Adi Krasta, numrin e dosjes së dënimit të Edvin Ramës në vitin 1993 në Paris të Francës për vjedhje ikonash. Thimo tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për këtë akuzë që po bën,

‘Besoj se gjithë populli që po më dëgjon e shikon që unë flas me prova dhe fakte.

Nuk është e rastësishme që pikërisht në këtë çështje del emri i kryeministrit Rama. Kjo sepse ai është spikatur në vjedhje ikonash.

Unë i kam thënë që je I dënuar në Francë, Itali dhe Qipro.

Unë sot I dal publikisht përballë Edi Ramës për provat dhe faktet që do të publikoj.

Dhe po i them që ti je i spikatur në shkatërrimin dhe vjedhjen e artit ikonografik shqiptar.

E para duhet të vi Fatos Nano dhe të thotë ku e ka gjetur këtë njeri, duke u mbështetur në fjalët e tij se e gjeta me thonj të paprerë në Francë.

Më pas kemi këshilltarin e Merkelit që doli dhe e pyeti direkt nëse ka qenë i dënuar në vitin 1994 për vjedhje ikonash gjë që pasoi me heshtjen e Ramës.

E them edhe njëherë që ky është një njeri I spikatur në vjedhjen e ikonave.

Gjatë një konflikti që kam patur më të vetë Koço Kokëdhima ma ka pranuar se Edi Rama është i dënuar në Francë.

Unë këtu dua të sjell edhe disa fakte. Ne kemi një kryeministër që në formularin e vetëdeklarimit nuk shkruan asgjë për periudhën 1993-1998, gjë që e ka fshehur.

Kemi periudhën kur Edvin Rama ka ndërruar emrin në Edi Rama, dhe këtë e ka bërë jo pa qëllim.

Pse? Sepse ai ka qenë i dënuar në Francë.

Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Deni01/07/2020 04:39

Lum si ne, kryehajduti drogaxhi kryeminisrer!!!

Ani30/06/2020 22:07

O Luli,o PD-ja shqip po jua thot ky Thimjo,me fakte konkrete.Pse nuk e gjeni kete dosje dhe ja dorezoni prokurorise.Ata e sigurt nuk do bejne asnje veprim,por ju te pakten ja çorrni masken ketij maskarait,ketij mallkimi te popullit shqiptar qe po e vuan.N.q.s.ju o Lul e lini qellimisht ne heshtje kete pune do jesh me maskara se vet maskarai qe po flasim dhe kurre nuk do e marresh as voten ton te demokrateve te oreve te para.

Shtetrrumpalle 30/06/2020 22:00

Akuzuesi jep vitin, numer dosje dhe eshte gati te bashkepunoje, SPAK nuk e pyet dot eDRAMEN as per numrin e atleteve sa e ka, jo me te hetoje.

Shqiptari30/06/2020 21:52

KAQ E VESHTIRE QENKA QE PROKURORIA SHQIPTARE APO SPAK TI DREJTOHET ZYRTARISHT MINISTRISE SE DREJTESISE FRANCEZE DHE TE KERKOJE KETE DOSJE, DHE TE MARRIN FUND KETO FJALE, QOFTE TE VERTETA QOFTE EDHE THASHETHEME, APO SHPIFJE, SIC I QUAN VETE RAMA, DHE PUBLIKU TE SQAROHET?

Shqiptari30/06/2020 21:44

PO KETA QE DREJTOJNE PRESIDENCEN E RADHES TE OSBE, A E KALOJNE VETINGUN? APO EDHE OSBE ESHTE BERE SI PARLAMENTI I EDVIN RAMES, MBUSHUR ME HAJDUTE, KONDRABANDISTE, TRAFIKANTE DROGE DHE NJEREZISH, PROSTITUTASH DHE KRIMINELE ORDINERE???? OSBE DUHET TE DEKRIMINALIZOHET!!!

Shto koment

Denonco