Dialogu Kosovë-Serbi/ Vulaj: Ja për çfarë e siguroi diasporën shqiptare ambasadori Grenell syri tv

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vulaj: Ja për çfarë e siguroi diasporën shqiptare ambasadori Grenell

21:28, 30/06/2020
A+ Aa A-

Martin Vulaj, analist shqiptaro-amerikan dhe personazh shumë aktiv me diasporën e SHBA, në një intervistë për “A-Show” në Syri TV ka komentuar bisedën me ambasadorin Richard Grenell, i dërguari I presidentit Donald Trump për Ballkanin dhe fatin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë pas publikimit të akt-akuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sipas tij, në takimin me Grenell, diaspora shqiptare është siguruar se nuk është folur e nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

"Ky takim është paramenduar të bëhej në Washington. Ishte një tentim i tij për të informuar diasporën këtu rreth procesit që ka shumë pyetje dhe pikëpyetje. Për të qartësuar situatën dhe për treguar mbi procesin. Cila është qasja e SHBA dhe për të fshirë spekulimet. Besoj se ishte shumë i qartë edhe pse nuk kishim shumë kohë. Aty na ka sqaruar fdisa gjëra të rëndlësishme për publikjun që ka pas dyshime. Kurrë nuk diskutuar ndarja e Kosovës, as nuk është folur. Nuk është paramenduar një proces i shpejtë për marketim në zgjedhjet e ardhshme. Gjëra të tilla shfrytëzohen në fushatë por Kosova nuk është në atë shkallë. Nuk është Izrael-Palestinë apo kriza në Korenë e Veriut. Nuk ka asnjë hapësirë për marketing politik", tha Vulaj.

Akt-akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi u publikua teksa ky i fundit po fluturonte për në SHBA, ndërsa flitet se presidenti Donald Trump kërkon të tërheqë trupat amerikane nga Ballkani. 

Por sipas Vulajt, ky ishte një gjest politik për të dëmtuar SHBA dhe dialogun Kosovë-Serbi.

"Janë shumë gjëra aty. Ky ishte një gjest politik që ka patur shënjestër këtë dialog dhe Shtëpia e Bardhë për të ndikuar negativisht, por pasojat bien mbi Kosovën.

Amerika ka një kohë që do të zgjidhë problemin e Kosovës. Të njëjhtën gjë kanë bërë me procesin e integrimit të Kosovës në NATO. Kjo është një administratë që nuk merret shumë me protokolle por do të futet direkt në palcën e problemit. Mungesa e transparencës ka lënë hapësirë për kritika", u shpreh Martin Vulaj. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco