Peka: Vizita e Ramës u nis si historike dhe përfundoi histerike

Peka: Vizita e Ramës u nis si historike dhe përfundoi histerike

19:22, 30/06/2020
A+ Aa A-

I ftuar në "Ora 19" me gazetaren Juli Kristafi, drejtori i Syri TV dhe autori i "Çim Peka LIVE", Çim Peka ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë dhe qëndrimet politike pas publikimit të akt-akuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Sipas Pekës, ajo u nis për të qenë një vizitë historike, por përfundoi në histerike.

"U nis për një vizitë historike dhe përfundoi në vizitë histerike. Histeri totale ndaj Gjykatës Speciale. Ai është institucion i Kosovës, i votuar nga parlamenti i Kosovës dhe i udhëhequr atë kohë nga partia e Hashim Thaçit. Të nisesh për një vizitë historike dhe të përfundosh në histerike ndaj gjykatave kosovare me staf ndërkombëtar, vetëm Rama mund ta bëjë", tha Peka.

Moderatori dhe autori i "Çim Peka LIVE" në Syri TV kritikoi edhe politikanët në Tiranë, të cilët sipas tij, nuk po marrin rolin e shtetarit serioz.

"I gjithë lidershipi po flet në pozitat e keqardhjes ndaj miqve të tyre në Kosovë, por nuk po marrin dot rolin e shtetarit serioz. Gjykata Speciale është një gjykatë kosovare. Kush njeson akt-akuzat ndaj individëve të veçantë me akt-akuza ndaj UÇK-së i bën dëmin më të madh Kosovës dhe nderin më të madh Serbisë. 

Nuk mund të lihet të kuptohet se akt-akuzat ndaj individëve të veçantë janë ndaj UÇK-së pasi e njollosin atë.

Kur kjo UÇK nisi luftën, ishin avionët gjermanë, francezë, amerikanë, italianë që bombardonin Serbinë. Njësimi i akt-akuzave me akt-akuzë ndaj UÇK nuk është mbrojtje ndaj Thaçit, por luftë ndaj Kosovës", u shpreh Çim Peka.

Sipas Pekës, Hashim Thaçin e mbron vetëm pafajësia e tij. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco