Rama: Është koha për bashkim, por nuk erdha për të bashkuar

Rama: Është koha për bashkim, por nuk erdha për të bashkuar

14:45, 30/06/2020
A+ Aa A-

Në përfundim të vizitës së tij dy ditore në Kosovë, kryeministri Rama mbajti një komunikim për mediat në aeroportin Adem Jashari, para se të nisej për në Shqipëri.

“Dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj për t’i dhënë një mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politik të saj në kushtet kur e dimë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë,” tha Rama.

Kryeministri, i sulmuar dhe i padëshiruar nga shumica e skenës politike në Kosovë, tha se tani është koha për bashkim.

“Ky është një moment për t’u bashkuar me njëri-tjetrin për historinë tonë dhe gjeneratat e tjera. Kush mendon, kush propagandon qoftë edhe me një koment të pafajshëm në rrjetet sociale, se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike apo shkapjen e shtetit, është ose naiv, ose tejet i verbuar nga mllefi,” tha Rama.

Por i pyetur se përse nuk i takoi të gjithë palët bashkë, Rama tha se bashkimi nuk është puna e tij.

“Unë nuk erdha këtu për të bashkuar të gjithë partitë apo udhëheqësit e tyre në një tryezë. Kjo nuk është detyra ime. Kosova duhet mbështetur pa kushte dhe cilido që është kryetar i qeverisë duhet të jetë mishërim i kësaj detyre.

Shqipëria nuk do e marrë detyrën e kujdestarit apo tutorit që i tregon udhëheqësisë në Kosovë se çfarë të bëjë. Opinionet e mia janë të një vëllai që jeton në një shtëpi tjetër. Ky është një problem, por edhe privilegj,” tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arberi 30/06/2020 16:04

Eshte koha per bashkim por une po mundohem tju ndaj ne copa copa trojet shqiptare thote Rama.

Noni30/06/2020 15:20

Rama droga krimineli i Shqiperise , mbasi "bashkoi" shqiptaret duke i cuar ata ne percarjen me te madhe te historis shqiptare , dhe mbasi e beri Shqiperin fanar ndricues droge ne gjithe boten , i ju sul Kosoves per te "superbashkuar" kosovaret duke cunguar tokat e saj , ne ndihme te Thacit .

Shto koment

Denonco