Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

E akuzoi si tinëzar, Mustafa e pret Ramën në Prapashticë

E akuzoi si tinëzar, Mustafa e pret Ramën në Prapashticë

11:49, 30/06/2020
A+ Aa A-

Mediat kosovare raportuan mëngjesin e sotëm se takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk do të zhvillohej në zyrë, por në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë.

Pas takimit, Rama postoi një foto.

“NË PRISHTINË – Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, ka thënë Rama.

Por kryeministri shqiptar ka pasur disa përplasje të forta me Isa Mustafën, sikundër me shumicën e skenës politike në Kosovë.

Përplasjet me Mustafën u regjistruan për shkak të Mini-Shengenit, kur Rama deklaroi fillimisht se ka biseduar për Mustafën për këtë çështje dhe e quajti politikan tinëzar.

“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzar. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Mustafa.

Më pas, kur projekti i Mini-Shengenit u etiketua si Jugosllavia e re, Rama e sulmoi Mustafën duke thënë se “Kush flet për Jugosllavinë, mbase ka jetuar shumë gjatë në Jugosllavi”.

Kurse Mustafa iu përgjigj duke thënë se “nuk ta uroj ta provosh Jugosllavinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni30/06/2020 12:50

Is Mustafa eshte nga ata lloj burrash , qe per interesat e veta , Jo vetem shkeli mbi parimet per te cilat prej vitesh ju perkushtua kosoves dhe liris se saj i madhi Ibrahim Rugova , por edhe sot e tregoi qartazi se sa vlen karakteri i tij i perbaltur nga Edi Rama .

Alfons Malo30/06/2020 11:58

Te dy koqe gomari jane .Hane çfare dhjesin e dhesin çfare hane. Ftyra te basarduar

Shto koment

Denonco