‘Shpërthen’ Çun Lajçi kundër Thaçit: Kurrë s’ta kam dashtë surratin...

‘Shpërthen’ Çun Lajçi kundër Thaçit: Kurrë s’ta kam dashtë surratin...

11:16, 30/06/2020
A+ Aa A-

Aktori Çun Lajçi, i cili ka filluar të reagojë edhe për çështjet politike në Kosovë, kësaj radhe ka komentuar situatën e krijuar pas akt-akuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar presidentin Thaçi pas fjalimit ndaj popullit në lidhje me akuzat e Gjykatës Speciale.

“I lumtun jam që kurrë s'të kam besua, kurrë kafen pi s'ta kam, e kurrë s'kam dashtë surratin me ta pa!”, shkruan Lajçi,

Postimi i plotë:

Ti mashkulli i Brojës!

Veç orën, e shtrejtë, n'dorë e shtine n'gjynah mbramë, por kosovarin, Zot e krenar mbi ket dhe, jo!

Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo!

I lumtun jam që kurrë s'të kam besua, kurrë kafen pi s'ta kam, e kurrë s'kam dashtë surratin me ta pa!

Shko, se qebesa i ban nder lëkurës tande, jo atdheut jo, ate e ke poshtnua plot 20 vjet!

- Dhe s'di pse duhej, Ismail këshilltari me ta shkrua at tekst patetik. Ti s'e ke kancerin si Rugova m'u zverdhë e m'u mundua me i shti gurët n'gjynah!

- Ti s'e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s'din ç'asht me pasë zemër e shpirt njeriu!

Ik, se je lodhë tue u mshef!/BotaSot

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Art30/06/2020 13:08

Të lumtë goja se dhe unë prisja më teper nga deklerata e tij. Ndryshe nga ju unë mendoj qe Thaçi eshte legjendë, por deklerata e tijë ishte krejt e thatë. Prisja më teper shumë me teper.

Kastro30/06/2020 12:12

I madh o Çun, se tash je ba burrë shteti.! Jetë të gjatë , të urojmë.!

Shto koment

Denonco