'Tuj u rrit e tu u çoroditë'/ Si e komenton ish-ministri 'nxirjen në fytyrë' të Ramës përballë Kurtit

'Tuj u rrit e tu u çoroditë'/ Si e komenton ish-ministri 'nxirjen në fytyrë' të Ramës përballë Kurtit

09:41, 22/08/2020
A+ Aa A-

Po bën xhiron e portaleve dhe rrjeteve sociale momenti i takimit mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në Prishtinë.

Pamja e zymtë dhe e akullt e kryeministrit ndaj ish kryeministrit të Kosovës po komentohet shumë, ndërsa këtij "trendi" nuk i ka shpëtuar as ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në Facebook, juristi nuk kursen as notat e humorit.

"Uaaaaa. Fiks si drejtor shkolle, që sapo ka marrë emërimin nga partia dhe po vë rregulla. Tuj u rrit e tu u çoroditë - thonë në Shkodër", shkruan Manjani në postimin e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco