Meta mesazh Ramës: Politikani kur e jep fjalën, e mban

Meta mesazh Ramës: Politikani kur e jep fjalën, e mban

21:58, 29/06/2020
A+ Aa A-

Kërcënimin e kryeminstrit Edi Rama se, do të ngrisë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, nëse vazhdojnë sulmet e opozitës ndaj tij, presidenti Ilir Meta nuk e beson.

Sipas tij, nuk ka politikan që të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë, me pasoja të rënda për vendin.

"Fatkeqësisht klasa jonë politike ka treguar mungesë të qartë vullneti politik për zgjedhje të lira. Politikani kur e jep fjalën duhet ti qëndrojë asaj, për më tepër kur e firmos dhe kur bëhet me bekimin e aleatëve. Dua të besoj se, papërgjegjshmëria nuk do të shkojë deri në nivele të tilla. Kjo do të thotë bllokim të hapjes së negociatave deri në zgjedhje të tjera. Nuk besoj se kush do të marrë një përgjegjësi të tillë", tha Meta.

Mos na tundoni, se për atë Zot, ajo marrëveshje një fije peri  e ndan, realizimin deri në fund nga grisja e asaj marrëveshje dhe këtë fije peri duhet ta ruajë mirë Lulëzim Basha. Partia Socialiste nuk është fondacioni i popullit, nga një anë duke vënë kushte mbas kushtesh dhe nga ana tjetër duke dalë përditë dhe duke na sharë. Ata mendojnë akoma se do të jenë prapë në opozitë”, do të kërcënonte Rama në parlament.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 30 qershor 202030/06/2020 10:24

Ki kujdes z. President nga ai njeri ,se ta ka me të futur. Edhe për pak kohë sa të zhvillohen zgjedhjet dhe ka për të rënë nga "kali" në mënyrë spektakolare.

Shto koment

Denonco