VIDEO/ Salianji: Rama zhvati për 7 vite me radhë shqiptarët me taksa të larta për oligarkët e tij

VIDEO/ Salianji: Rama zhvati për 7 vite me radhë shqiptarët me taksa të larta për oligarkët e tij

21:30, 29/06/2020

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, duke iu referuar Dhomës së Tregtisë që e cilësoi gjendjen e ekonomisë shqiptare si më të keqe se tetë vite më parë, shkruan se: Për 7 vite me radhë kjo qeveri la në mëshirën e fatit shqiptarët që sot janë më të varfër se kurrë. Xhepat e qytetarëve zbrazen ndërkohë që klientët e Edi Ramës pasurohen dhe marrin miliona dhe në kohë pandemie.

‘Për 7 vite me radhë, Edi Rama i zhvati shqiptarët me taksa të larta duke i vënë lekët e shqiptarëve në shërbim të oligarkëve të tij.

Për 7 vite me radhë kjo qeveri la në mëshirën e fatit shqiptarët që sot janë më të varfër se kurrë. Xhepat e qytetarëve zbrazen ndërkohë që klientët e Edi Ramës pasurohen dhe marrin miliona dhe në kohë pandemie.

Edi Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare. Këtë gje nuk e fsheh dot më as propaganda e stisur prej tij. Në çdo raport ndërkombëtar Shqipëria vetëm humbet pozicion për zhvillimin e ekonomisë. Këtë gjë theksoi sot dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë:

“Është gjendja më e keqe në 8 vjet”-

Kjo situatë duhet të marrë fund sa më parë. Ne kemi një plan të qartë dhe të realizueshëm që do të rikthejë normalitetin, ekonomi të zhvilluar, me shumë frymëmarrje për biznesin’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco