Akt-akuzat/ Meta zbardh bisedën telefonike me Thaçin: Ishte i qetë dhe i ndërgjegjshëm

Akt-akuzat/ Meta zbardh bisedën telefonike me Thaçin: Ishte i qetë dhe i ndërgjegjshëm

21:18, 29/06/2020

Presidentit i Republikës Ilir Meta e nisi intervistën e tij për Syri TV me ngjarjet e fundit në Kosovë pas publikimit të akt-akuzave nga Gjykata Speciale për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Sipas kreut të shtetit, për Gjykatën Speciale janë shpenzuar shumë fonde dhe do të mbajë veten, ndërsa e quajti një betejë që do të vazhdojë dhe duhet përballuar me shumë qetësi. 

Gjatë intervistës, Meta zbardhi edhe bisedën me Thaçin pas publikimit të akt-akuzës. 

"Kam patur një bisedë telefonike me zotin Thaçin, zotin Veselin dhe shumë të tjerë. Thaçi ishte i qetë dhe i ndërgjegjshëm në planin personal. Ai e sheh si një sfidë më të madhe se sa si sfidë personale. Asnjë nuk mund të thotë se është personale. Ai është presidenti i Kosovës dhe drejtues politik i UÇK. Ai e ka të gjithë eksperiencën dhe është i ndërgjegjshëm për atë që duihet të bëjë sot", tha Meta.

Do të ishte mirë një spostim nga politika që mos shiheshin si sulme ndaj institucioneve të Kosovës?

"Nuk kam patur mendimin dhe paragjykimin se ata mund të jenë fajtorë. Edhe sot jam i bindur se janë të pafajshëm. Do të konfirmohet përsëri pafajësia e tyre", tha presidenti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco