Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

VIDEO ME FAKTE/ Mima: Nuk premtojmë mrekulli, por punë dhe liri për mirëqenie

VIDEO ME FAKTE/ Mima: Nuk premtojmë mrekulli, por punë dhe liri për mirëqenie

19:56, 29/06/2020
A+ Aa A-

Indeksi i Besimit të Dhomës Amerikane, që mat klimën e të bërit biznes për anëtarët e Dhomës, ka shënuar rënien më të madhe në tetë vjet.

Si asnjëherë tjetër, pothuajse të gjithë treguesit janë në përkeqësim, me vetëm 4 nga 27 indikatorë me përmirësim te lehtë.

Një rënie shumë të madhe ka shënuar klima e brendshme politike, me përkeqësimin më të madh, qe është problemi i parë i bizneseve të anketuara. Vitin e kaluar, problemi kryesor ishte monopoli dhe konkurrenca e pandershme.

Shqetësimi i dytë më i madh i anëtarëve është monopoli dhe konkurrenca e pandershme, i ndjekur nga gjetja e stafit të specializuar.

Lidhur me këtë situatë reagon edhe ish deputeti dhe ish zv.ministri i Ekonomisë Florion Mima.

Sipas tij, taksimi i Ramës është taksim i mjerimit, ndërsa shton se, Partia Demokratike e ka gati planin për kthimin e shqiptarëve në punë, për taksa të ulta dhe ku secili të punojë dhe të fitojë lirisht.

Postimi i plotë i Mimës:

"Dhoma Amerikane e Tregtise i beri gjyqin nje qeverisjeje te paafte, te coroditur, sherbetore te bindur te nje grushti oligarkesh, armike te interesave te pjeses me te madhe te qytetareve shqiptare.

Te vleresohesh sot, pas gati 8 vitesh ne qeverisje, dukshem me ulet se qeveria e demokrateve ne 2012, konfirmon se kursi i pseudoreformave te Rilindjes e perplasi vendin ne honin e thelle te mjerimit, tregon se qeverisja e saj punon vetem per interesat e dhjete veteve dhe se asaj nuk i interesojne te ardhurat e shqiptareve, nuk i intereson mbijetesa e tyre.

PD ka nje plan te thjeshte per kthimin e shqiptareve ne pune: taksa te ulta, shtet duarshkurter karshi qytetareve e bizneseve, zyrtare meritore-sherbetore te qytetareve e bizneseve.

PD nuk premton mrekulli por, ajo qe premton eshte qe, cdokush, te jete i lire te punoje, te prosperoje, te fitoje dhe, nga ky fitim, te kontribuoje vetem 9% si detyrim per arken e perbashket.Me pak taksa do te thote me shume para, me shume mundesi per familjen!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Dhori29/06/2020 21:31

Informacion i sakte por jo i plote. Duhet nxjerre sa perfiton cdo lloj page dhe jo vetem ato te uletat. VKM e pagave eshte akoma e Sali Berishes, dhe Edi vetem ka rritur taksen mbi to. Gjejeni dhe publikoni ndryshimin. Sepse aty duket me shume ndryshimi, rritje e pages me 6%. Gjithashtu paga mesatare duhet te rritet. PD duhet te rrite pagat me vendimin me te pare ne pushtet. Kjo i jep besim votuesve. PD duhet te kete email publik per mendimet e qytetareve qe kontribojne me ide te bazuara dhe me kalkulime te sakta.

Shto koment

Denonco