Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Po të jetë njeri k...derr'/ Miku i Ramës përplaset me protestuesit

‘Po të jetë njeri k...derr'/ Miku i Ramës përplaset me protestuesit

19:40, 29/06/2020
A+ Aa A-

Banorët e Fushë-Labinotit kanë dalë edhe sot në protestë kundër fabrikës së peshkut Rozafa, e cila sipas tyre u ka zaptuar pronat.

Me pankarta në duar: “Nuk duam zaptim pronash”, “Mbrojmë të drejtat tona”, “Larg duart nga pronat tona”, ata kanë theksuar se asnjë nga kërkesat e tyre nuk ka gjetur zgjidhje.  

Disa prej tyre dëgjohen edhe teksa bërtasin “Luca hajdut” duke iu drejtuar administratorit të firmës.

Administratori i firmës Gjergj Luca, nuk i ka kursyer fjalët ofenduese ndaj protestuesve, ndonëse i pranishëm ishte dhe një punonjës policie, i cili iu afrua dhe i kërkoi që të mbyllte derën.

“Po të jetë njeri k*rderr të vijë të hyjë këtu te dera. Gaboni të më dilni për zot. I dal vetë vetes për zot. Këta nuk më marrin fytyrën mua. Unë s’kam vjedhë njeri në jetën time, nuk kam grabitur njeri, nuk i kam rënë njeriu në qafë, janë 1 mijë vetë në punë dhe 1 familje të më marrë fytyrën mua. Vazhdoni shani, unë këtu jam nuk lëviz prej këtej”, thotë Luca.

Protesta e sotme është përqendruar fillimisht aty ku firma ka hapur rrugën duke dëmtuar argjinaturën, duke rrezikuar sipas banorëve tokat e tyre të përmbyten.

Veç protestave, banorët kanë ndërmarrë edhe rrugën ligjore teksa në protestën e fundit morën garancinë për tu asistuar ligjërisht nga avokati Altin Goxhaj.

Banorët e Labinotit kanë disa ditë që protestojnë kundër kundër zaptimit të pronës publike dhe private, ndotjen e ajrit dhe lumit Shkumbin nga fabrika e peshkut ‘Rozafa’ që operon në këtë zonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco