VIDEO/ Rama përsërit sjelljen e Tiranës, i akullt ndaj Kurtit

VIDEO/ Rama përsërit sjelljen e Tiranës, i akullt ndaj Kurtit

19:09, 29/06/2020
A+ Aa A-

Kishte ndodhur pak muaj në Tiranë kur ishte mikpritësi, ndërsa përsëritet sërish, tani në rolin e mysafirit në Prishtinë.

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare pas publikimit të akt-akuzave ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kreun e Nismës Fatmir Limaj, u prit në një takim edhe nga ish-kryeministri dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Rama, i cili ka patur jo pak herë përplasje kohët e fundit me Kurtin, përsëriti edhe një herë sjelljen mospërfillëse që tregoi gjatë vizitës së parë zyrtare të kreut të VV në Tiranë.

Gjatë takimit me Kurtin nuk ka pasur shtrëngim duarsh, natyrisht e justifikueshme me masat ndaj Covid-19, ndërsa mes tyre kohët e fundit ka pasur një distancim të plotë.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti nis ti' prezantojë njerëzit që ka në krah, ndërsa Rama mban kokën mënjanë dhe nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja, as kur kreu i VV-së i uron mirëseardhjen.

Kujtojmë këtu se, kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka refuzuar takimin me kryeministrin Edi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

igorkampula@gmail.com29/06/2020 21:30

Or zoteri Kurti nuk mendova se ti dota pranojsh kete Gomare ,mbyllja deren dhe trgoja rugen per ne Xhenem se tjeter kund nuk esht i pranueshem.

tl29/06/2020 19:30

Albin nuk duhet ta kishe lene vetem ramushin,tani mbaji kusuret.rama eshte personi me i urryer ne shqiperi,kurse ju vazhdoni ta prisni hajdutin e shqiperise dhe kasapin e kosoves

Shto koment

Denonco