Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Berisha: Dritan Lelin e pret fati i Gjikës!

Berisha: Dritan Lelin e pret fati i Gjikës!

13:19, 29/06/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka paralajmëruar sot kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin, se atë e pret i njejti fat si i parardhësit të tij, Shpëtim Gjikës, shfrytëzuar në maksimum dhe flakur më pas nga Kryeministri Edi Rama.

Pas kritikave që erdhën me breshëri nga Rama, mbi kryebashkiakun e përkëdhelur Leli, deri dje, Berisha i ka “treguar” këtij të fundit “rrugëzgjidhjen” në situatën e vështirë në të cilën ka hyrë.

“Në rastin e vjedhjeve, historia përsëritet besnikërisht. Kjo, sepse vjedhja është vjedhje dhe nuk ndryshon! Kështu, viktima e parë e Edvinit për korrupsion ishte Gjika i Vlorës, i cili ishte keqperdorur nga Rama në opozitë për vite me rradhë dhe sapo erdhi në pushtet e flaku si limon të shtrydhur, vetëm e vetëm që të mbushte xhepat me projektin e Lungomares, të cilin e shndërroi në Lungozezë!

Tani radhën e ka Leli, prandaj dy këshilla praktike për Lelin: Këshillohu me Gjikën. Zgjidh avokat një pengmarrës të Edvinit, që ti i njeh më mirë se unë!

Kaq për sot, Lel! Të tjerat në vazhdim!” nënvizon Berisha.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco