Zëri i Amerikës: Çfarë pritet nga fjala e Thaçit sot në mbrëmje

Zëri i Amerikës: Çfarë pritet nga fjala e Thaçit sot në mbrëmje

12:15, 29/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet t'i drejtohet të hënën mbrëma opinionit publik lidhur me situatën e krijuar pas publikimit të akuzave të pakonfirmuara ndaj tij dhe një grupi pjesëtarësh të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse kishte paralajmëruar për të dielën ai e shtyu për sonte këtë paraqitje që do të jetë e para që nga e mërkura kur mërkurën zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, publikoi njoftimin se ka ngritur akuza ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Zoti Veseli hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi njoftimin si veprim të pashembullt me motive politike, ndërsa presidenti Thaçi në rrjetet sociale tha se ‘askush nuk mund ta rishkruaj historinë e Kosovës’.

Publikimi i njoftimit për akuzat çoi në dështimin e planeve për rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se pret që ambasadori Grenell të cakotjë një datë të re të takimit në Shtëpinë e Bardhë. Ndonëse analistët thanë se situata e re ka vënë në pikëpyetje rifillimin e bisedimeve, Bashkimi Evropian ndërkaq po ngulë këmbë se ato duhet të rifillojnë muajin që vjen. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, planifikojnë një takim të nivelit të lartë në Paris më 10 korrik.

Vëzhguesit thonë se zhvillimet e fundit pasqyrojnë mungesën e një bashkërendimi transatlantik rreth Kosovës dhe publikimi i akuzave ishte goditje ndaj nismës amerikane për rifillimin e bisedimeve.

Por, kryeministri Hoti, tha pas një vizitë që zhvilloi në Bruksel javën që lamë pas se ‘takimi në Uashington, samiti i Parisit dhe bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian nuk janë të ndara’.

Zhvillimet e fundit kanë lënë prapa mjaft paqartësi dhe Kosovën në një nga situatat më sfiduese që nga shpallja e pavarësisë së saj. Fjala e presidentit Thaçi e planifikuar për të hënën mbrëma pritet të hedh më shumë dritë për hapat që do të ndiqen nga skena politike për tejkalimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

FILANTROPI DT. 29 qershor 202029/06/2020 19:57

Nëse do ishte vërtet burrë "gjarpëri" duhet të japë dorëheqjen ashtu siç kanë vepruar edhe figura të tjera politike. Do mbrohej më mirë për akuzat e rënda që i drejtohen.. Nëse jo, do ta detyrojnë me dipllpmaci siç u veprua me Z. Aradinaj..

Arber29/06/2020 12:32

Doreheqja kjo eshte e vetja rruge. Po nuk zgjodhi kete te vazhdoj ne rrugen pa krye ku eshte futur po Kosova demtohet. Sado "gjarper" te jete vjen nje moment qe sben me dredhira dote, dhe duhet te pranoj realitetin per veten dhe vendin.

Shto koment

Denonco