Basha, thirrje operatorëve turistikë: Bashkohuni e kërkoni drejtësi, trajtim së paku si në Malin e Zi

Basha, thirrje operatorëve turistikë: Bashkohuni e kërkoni drejtësi, trajtim së paku si në Malin e Zi

10:55, 29/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje operatorëve  turistikë në vend, që janë goditur rëndë nga kriza e COVID-19, që të bëhen bashkë dhe të kërkojnë mbështetje nga qeveria, të kërkojnë drejtësi, jo lëmoshë, siç theksoi Basha “ një trajtim të paktën sa ç’e kanë operatorët në Malin e Zi e Maqedoni”.

Basha ishte sot në Lezhë dhe në Shëngjin, prej nga shprehu solidaritetin e tij total me operatorët turistikë: “Unë i kam takuar përfaqësuesit e tyre në Tiranë, - tha ai. - Ne e dimë se kështu nuk ndihmohet turizmi, por i jepet një goditje dërrmuese ekonomisë, e cila ndodhet në një krizë të thellë ndaj është e domosdoshme të kemi një ndryshim të thellë përsa i përket përqasjes ndaj ekonomisë në tërësi dhe turizmit në veçanti.

Koha është e bukur, por realiteti është i trishtë. Ky është realiteti, pa zbukurime, pa propaganda, pa regji qëndrore.

Ky është një dështim i paprecedentë, është një braktisje kriminale që i bëhet ekonomisë.

Është një mësim I madh jo vetëm për qeverinë që do të vijë por për këdo tjetër që do të vijë.

Për turizmin, PD parashikon në planin e saj ekonomik një mbështetje të shumanshme. Por ne e dimë që kjo situatë nuk do të ndryshojë brenda javës. Ndaj thirrja ime ndaj të gjithë operatorëve turistikë është të bëhen bashkë dhe të kërkojnë të drejtën e tyre.

Keni 20 vjet, 30 vjet që paguani taksa dhe është koha të kërkoni drejtësi. Jo lëmoshë, drejtësi, një trajtim të paktën sa ç’e kanë operatorët e Malit të Zi, të Maqedonisë, nuk po them të Greqisë. “

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

esat29/06/2020 14:04

Bravo Z.Basha, keni shume te drejte ne ato qe thoni, ekonomia vertet qe ka pesuar renie te ndjeshme, e cila e ka lodhur shume biznesin, sidomos ate ne fushen e turizmit. Dhe ju jeni shume i vemendeshem ne ato qe thoni se bregdeti i shengjinit eshte nje nga plazhet me te bukura te bregdetit shqiptar, tamam sic thoni ju qe ka lezet syri kur e shikon, por, por Z.Basha, ajo pamje nuk eshte thjesht dukuri natyrore (sic llomotisni ju), plasi syte e ndergjegjesohu me pare, eshte paster, e kupton cdo te thote paster, do te thote qe e ka pastruar dikush, ka vendosur rregull dikush sepse nuk ikin plehrat nga natyra, nuk i merr era, por ato i heqim ne, punonjesit e bashkise. Per te ardhur keq ne fakt sepse ke qene edhe kryetar bashkie dikur, me letra, se me pune nuk ke pasur haber fare se me cfare merret Bashkia.

Shto koment

Denonco