Akuzat nga Haga, Hashim Thaçi i dejtohet sonte opinionit vendas dhe të huaj

Akuzat nga Haga, Hashim Thaçi i dejtohet sonte opinionit vendas dhe të huaj

07:47, 29/06/2020
A+ Aa A-

Adresimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para opinionit, i paraparë të mbahet të dielën në mbrëmje, është shtyrë për ditën e hënë, në orën 20:00.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Presidentit të Kosovës, përmes një komunikate për media, njofton REL.

Ky pritet të jetë adresimi i tij i parë pas njoftimit të Zyrë?s së Prokurorit të Specializuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e "të tjerëve", siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Thaçi ka qenë jashtë Kosovës dhe ka ndërprerë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, ku pritej të mbahej takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e dialogut, me ndërmjetësim të ambasadorit Richard Grenell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco