Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Përplasja e fortë në Vlorë/ Berisha: Nuk e ke nga Leli, por e ke nga xhepi o Edvin Hajduti

Përplasja e fortë në Vlorë/ Berisha: Nuk e ke nga Leli, por e ke nga xhepi o Edvin Hajduti

19:26, 28/06/2020
A+ Aa A-

“Më nxive faqen në Vlorë, sondazhet më nxjerrin me 30%. Kam hedhur gjithë këto para në Vlorë dhe ti po më shkatërron gjithçka, të mora nga hiçi të bëra njeri".

Këto janë fjalët me të cilat pretendohet se kryeministri Edi Rama i është drejtuar kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli gjatë një takimi ditën e djeshme në qytetin bregdetar.

Lidhur me këtë përplasje brenda socialistëve reagon edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili jep edhe arsyet pse PS ka humbur aq shumë pikë në Vlorë.

"Nuk e ke nga Leli, por e ke nga xhepi o Edvin Hajduti", shkruan Berisha, i cili shton se, "Vlora të urren fort sepse në historinë e saj ti me klientelën tënde e ke vjedhur Vlorën aq sa nuk e ka vjedhur asnjë pushtues".

Reagimi i plotë i Berishës:

"Nuk e ke nga Leli po e ke nga xhepi o Edvin hajduti!

Miq, Edvin Kristaq Hajduti i eshte versulur dje me terbim narkokryetarit monist te Vlores, Dritan Lelit me fjalet se “do ta tregoj une ty, te mora nga hiçi ..” duke perifrazuar keshtu ejzakt Fatos Nanon, i cili do te thoshte se te mora nga hiçi te palare e thua piste nga Parisi tek shisje ikona te vjedhura.

Keshtu, sipas mediave Edvini duke i perplasur me zemerim tavolinen Lelit e ben ate pergjegjes per vidhisjen e mbeshtetjes se tij ne Vlore ne 30%, çka do te thote 70% e vlonjateve e urrejne narkodeputetin e tyre.

Miq, une nuk do ndalem ketu ne shkakun e vertet te shperthimit te Edvinit ndaj Lelit dhe shtoj se Leli eshte nje mekatar per tu varur per kembesh ne nje shtylle te qytetit nuk kam dyshimin me te vogel.

Por te akuzosh Lelin se i paska nxire faqen Edvin Hajdutit eshte njelloj si te rrahesh uje ne havan apo te besosh rrethin katror.

Edvin, Vlora te urren fort sepse ne historine e saj ti me klientelen tende e ke vjedhur Vloren aq sa nuk e ka vjedhur asnje pushtues.

Vlora eshte Bashkia e vetme ne bote ku ne 6 muaj jane emeruar dhe, pasi kane kryer porosine regjistruar pronat e vjedhura nga ti dhe rrethi yt, kane dhene doreheqjen 6 drejtore kadastre.

Ti mund te fshihesh prapa Hajdut Lames por para se te emeroheshin dhe shkarkoheshin apo dorehiqeshin 6 drejtor kadastre pa u hyre ferra ne kembe mund te shkonin ne burg jo nje por se paku 3 hajdute Lame. Por Hajdut Lame dhe drejtoret e kadastres nuk pesojne asgje se ata çdo gje e bejne me urdher dhe per kenaqesi te xhepit tend dhe klaneve te tua mafioze.

Vlora te urren ty Edvin njelloj si gjithe Shqiperia sepse ne 7 vite jo qe nuk rrite rrogat dhe pensionet por per shkak te inflacionit sot vlonjatet dhe te gjithe shqiptaret marrin se paku 20% me pak se sa merrnin ne vitin 2013.

Vlora te urren Edvin se ne 7 vite vjedhjesh, rrenash e mashtrimesh ti ke investuar me pak se 50% te asaj qe paraardhesi investoi ne prodhim dhe shperndarje energjie ne Vlore apo 50% me pak se sa u investua ne rrugen e Bregut apo rrugen Vlore / Sevaster apo 50% me pak se sa u investua ne ujesjellesin dhe ne impiantin e perpunimit te ujrave te zeza te inauguruar ne qershor te vitit 2013 apo 2 here me pak se sa u investua per autostraden Levan - Vlore.

Vlora te urren Edvin se per Baypasin e saj projekti kishte perfunduar ne vitin 2011, financimi u sigurua i plote ne vitin 2012, punimet u filluan ne fund te vitit 2013 me tabele se do perfundonin brenda vitit 2015 por qe ne fakt u tenderua dy here dhe do perfundoje se paku 8 vjet me vone.

Vlora te urren ty Edvin se je nje genjeshtar 3D, ti i premtove se ne vitin 2020 do kishte gati aeroportin, premtove korridorin blu dhe tunelin 3 D te Llogarase. Mashtrime, Mashtrime, Mashtrime.

Per te gjitha keto Edvin, ne rast se Leli duhet vare per kembesh ne nje shtylle qyteti, ti duhesh vare ne Sheshin e Flamurit si hajduti dhe mashtruesi me i madh ne tere historine e Vlores."

Përplasjet në Vlorë kanë qenë aq të forta sa në krah të Ramës mendohet se ka dalë edhe Damian Gjiknuri, i cili ka qenë njeri i afërt me kryebashkiakun Leli.

“Unë me Lelin jam humbës në Vlorë, më ço ku të duash në një qark tjetër, jo në Vlorë me Dritan Lelin”, mësohet të jetë shprehur Gjiknuri. /A.R, Syri.net

https://www.syri.net/politike/350505/rama-sulmon-lelin-me-nxive-faqen-ne-vlore-sondazhet-me-nxjerrin-me-30/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari28/06/2020 20:44

PO JU O PLEHRA, O HAJDUTET E MUTIT, HUMBES ME 70% JENI KUDO QE TA KENI EMRIN TUAJ TE PESHTIROSUR, TE DHJERE E TE MENDEROSUR PREJ HAJDUTESH ORDINERE!!! ORET TUAJA PO MBAROJNE!!!! SHQIPERIA DO TE CLIROHET PERFUNDIMISHT NGA HAJDUTET ORDINERE E DROGAXHINJ!!! SHQIPERIA DO TE CLIROHET NGA LAMASHET E MUTIT, SIC THONE VLONJATET!!! SHQIPERIA DO TE RIKTHEHET NE NORMALITET DHE DO TE BEHET E JETUESHME PER SHQIPTARET!!! SHQIPTARET KUDO NE BOTE DO TE NDIHEN KRENARE PER VENDIN E TYRE PA HAJDUTE, PA PLEHRA SI LALI PLEHU, PA LEGENA SI LELET, DAMIANET DHE SATRAPI I SURRELIT!!!

Shto koment

Denonco