Si ta lexojmë përplasjen mes Ramës dhe Lelit

Si ta lexojmë përplasjen mes Ramës dhe Lelit

16:30, 28/06/2020
A+ Aa A-

Një lajm u bë viral këtë fundjavë të nxehtë qershori. Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me Dritan Lelin, kryebashkiakun e Vlorës.

Disa portale shkruajnë se shkak për përplasjen është bërë shpërfillja e Lelit ndaj kërkesave të biznesit në Zvërnec. Madje për këtë  arsye, takimi është zhvilluar në Zvërnec.

Të tjera media shkruajnë se në mes janë të tjera pazare dhe se Leli po e shpërfill detyrën dhe Këshillin Bashkiak.

Cilado të jetë e vërtetë, fakt është se takimi ka qenë me tone të ashpra dhe kryeministri e ka kërcënuar Lelin se do ia ndërpresë mandatin.

E raportuar në këtë mënyrë, duket se e keqja e Vlorës dhe Shqipërisë është Dritan Leli, kur dihet se e keqja e madhe është Edi Rama.

Kjo përpjekje për të kanalizuar zemërimin te Leli shihet edhe te përmendja e sondazheve. Lapsi shkruan se Rama ka ulëritur dhe duke i rënë tavolinës ka thënë se në Vlorë janë katandisur në 30 përqind.

Aty, në bastionin e tyre, as Damian Gjiknuri nuk pranon të punojë me këto shifra sondazhesh.

Ky është thelbi i problemit që tregon se përse është tërbuar Rama. Me zgjedhjet që afrohen, këto shifra vetëm do përkeqësohen. Dhe kur janë keq në Vlorë, paramendo pjesën tjetër të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Daj Jaku28/06/2020 18:18

Rama ka gjithmonë të drejtë, fajin e kanë gjithmonë të tjerët, një herë Saliu, një herë Iliri, një herë Koçoja, ... këtë rast e ka Leli.

Realitet i shtrembert28/06/2020 17:33

cfare tmeri. pd ne vlore genjen veten. jo vetem qe ska strukture operative, ska anetare, por mbi te gjitha nuk krijon dot fryme. me palo kryesi e palo drejtues ne diten me te keqe te klikes kriminale te Rames, perseri dh e cilesoj perseri sdo e kaloj dot 30% si kualicion i djathte jo me si subjek. Ky tip informacion eshte kunderproduktiv dhe kerkon te ruaj statusquone e gjerave. Nje gje ka kuptuar Vlore, vec reformimi i nje force opozitare te djathte me lidership tjter mund te krijoj nje ze alternativ per qytetaret. Mbse ndonje dritegjate i kujton keto reshta ne zgjedhje

Shto koment

Denonco