Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Rikthimi i Familjes Mbretërore/ Meta poston videon: Ngjarje historike

Rikthimi i Familjes Mbretërore/ Meta poston videon: Ngjarje historike

15:34, 28/06/2020
A+ Aa A-

Duke përkujtuar rikthimin e familjes mbretërore shqiptare në atdhe 18 vite më parë, Presidenti Ilir Meta e konsideron një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Ai thotë se edhe pse me vonesë, ky ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Reagimi:

Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën.

Ajo mbetet një shembull i sakrificës, i vetëmohimit, i dashurisë njerëzore dhe familjare, i faljes dhe tolerancës, por mbi të gjitha i besnikërisë pa kushte ndaj Atdheut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shqiptari28/06/2020 20:57

Z. PRESIDENT! HISTORIA E SHQIPERISE DUHET RINDERTUAR VETEM MBI TE VERTETAT HISTORKE DHE VLERAT KOMBETARE TE FIGURAVE HISTORIKE TE SHQIPERISE, BAZUAR EDHE NGA TE DHENAT DHE ARKIVAT SHTETERORE TE VENDEVE ALEATE APO FQINJE, TE DESHMIVE TE SHKRUARA NGA PERSONALITETET E KOHES! MOS U NXITO NE DEKLARATA DHE VLERESIME MBI PERSONAZHET E KOHES!!! CILET ISHIN ATDHETARET, INTELEKTUALET, PATRIOTET, HERONJTE DHE TRADHETARET E INTERESAVE KOMBETARE TE SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR!! A ISHTE VERTETE AHMET ZOGU, MBERET I MERITUAR APO I URRYER I SHTETIT SHQIPTAR DHE PER SHQIPTARET?? A ISHTE SHTETEBERES APO NJE DIKTATOR SATRAP? SI ERDHI NE PUSHTET? SI U BE MBRET? A KISHTE DEMOKRACI DHE LIRI TE FJALES SE LIRE? A U BENE ZGJEDHJE TE LIRA DHE DEMOKRATIKE GJATE MBRETERIMIT TE AHMET ZOGUT APO ISHTE NJE REGJIM?

xj28/06/2020 20:42

faktikisht gjith politika shwiptare "vdes" per familjen mretnore

igorkampula@gmail.com28/06/2020 17:17

Ishalla Kanceri mos te te le jet ne qetesi ,or Gomare a e din ti se sa ka vuajtur populli nga varferija kur kjo familje e mori kasen e shtetit dhe hiken ne jeten lukse ne Belgjike kurse populli vdiste nga urija e ti je i lumtur qe keta kthehen,keta duhet populli ti vare qe ne Rinas bashku me ty dhe te tjeret.

Shto koment

Denonco