Betonizimi i Parkut/ PD: Do ndërtojë kulla klienti i pushtetit

Betonizimi i Parkut/ PD: Do ndërtojë kulla klienti i pushtetit

14:33, 28/06/2020
A+ Aa A-

Partia Demokratike denoncon se Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për hartimin e zonës së planifikuar tek Garda e Republikës për të betonizuar Parkun e Liqenit.

PD thotë se e denoncoi këtë që në 2018, por tashmë ka filluar faza e parë.

Më tej, është zëdhënësja e PD, Ina Zhupa që thotë se tenderi i është dhënë firmës 51N4E, që njihet si vendi i punës ku punon Rea Xhillari, që është vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministri Edi Rama.

Preteksti i Veliajt sipas PD, është se aty do transferohet Biblioteka Kombëtare dhe Qëndra Kulturore për fëmijë të cilat do t’i hapin rrugë kullave shumëkatëshe.

Ja postimi i plotë:

Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT, me ndërtesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi! Zgjedh firmën e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.

E kemi paralajmeruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet Garda e Republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Atëherë Veliaj e mohoi, edhe si në çdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit, fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” siç tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish-konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.

Zona e propaganduar nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut.

Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Demokrati28/06/2020 15:31

Nuk ERRU Erion Plehu nga llafet dhe denoncimet në media. Bëni ndonjë veprim konkret për ta penguar, jo si tek Teatri që ja futët gjumit. Çfarë lloj opozite jeni, as në parlament e as në rrugë? Opozitë llafesh, opozitë fallco. Opozitë për fasadë demokracie.

Daj Jaku28/06/2020 15:21

Çfarë presim akoma e nuk dalim ta hedhim këtë zdromsin e vajgurit që komandon jashtligjshëm (i emëruar pa vota) Tiranën si me e pas pronën e mamit. Këto janë konseguencat e vendimeve të Lulit për braktisjen e parlamentit dhe të zgjedhjeve vendore, duke premtuar se do ta rrëzonte "Rilindhjen" me protesta për tre muaj. Tashmë shkatërrimet, duke filluar nga TEATRI KOMBËTAR, sistemi i drejtësisë, vjedhja totale e çdo vlere të luajtëshme e të paluajtëshme, dhjetfishimi i borxhit, 15 kushtet e BE, janë bërë të pakthyeshme. Madje Luli del e bën fushatë me premtime taksash të sheshta, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për çbërjen e bëmave të jashtëligjëshme dhe zullumeve monstruoze të paraardhësit dhe dënimit të zullumqarëve. Kjo sjellje krijon dyshimin se mezi pret të dalë në majë të plehut për të vazhduar të njejtën rrugë, por për llogarinë dhe përfitimin e vet.

Shto koment

Denonco