‘Vaksina të jetë e mirë universale/ Firmosin Berisha, Meidani dhe Nishani

‘Vaksina të jetë e mirë universale/ Firmosin Berisha, Meidani dhe Nishani

14:18, 28/06/2020
A+ Aa A-

Presidentë, nobelistë, biznesmenë të njohur, politikanë, kryebashkiakë.

101 personazhe të njohur nga bota kanë nënshkruar një apel që vaksina për ndalimin e koronavirusit të ri të jetë ‘një e mirë universale’, e lirë nga çdo e drejtë pronësie.

Letrën e kanë nënshkruar mes të tjerëve edhe nobelistët Muhammad Yunus, Desmond Tutu, Mikhail Yousafzai, Lech Walesa, aktorët George Clooney, Sharon Stone, Matt Damon.

Në listë janë edhe shumë ish politikanë të njohur si Romano Prodi, por nuk mungojnë edhe politikanët shqiptarët: ish-presidentit Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Bujar Nishani.

Në letër kërkohet nga OBSH një plan global për çështjen e vaksinës. Po ashtu kërkohet transparencë në këtë proces.

Vaksina duhet të jetë për të gjithë. Ky është një pozicion që ndahet gjerësisht në Europë, por jo aq shumë në kontinente të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

9028/06/2020 22:29

Te jete per te gjithe pa pagese dhe jo me detyrim. Kush te doje ta beje , kush s'do te jete i lire mos e beje. Nese ai qe ben vaksinen fiton imunitet, atehere ai nuk rrezikohet nga une qe nuk e bej. Rrezikoj vete me ndergjegjen time te plote. POR KJO PUNA E VAKSINES VJEN ERE SHUME TE KEQE. VIRUSI KA GJITHMONE MUTACIONE, ATEHERE DUHET NGA NJE VAKSINE E RE PER CDO MUTACION TE VIRUSIT???? NUK ME BIND FARE!!!!

Shto koment

Denonco