Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

DOKUMENTI/ Si do përfitojnë shqiptarët nga taksa e sheshtë 9% e PD

DOKUMENTI/ Si do përfitojnë shqiptarët nga taksa e sheshtë 9% e PD

11:02, 28/06/2020
A+ Aa A-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbuluar planin ekonomik të PD që ka për synim të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9% ku do të përfitojnë të gjithë punonjësit si në sektorin privat edhe në publik.

Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite. Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.

Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut duke bërë dhe krahasimin me qeverinë e PS, në qeverinë e Bashës punonjësit do të paguajnë më pak taksa dhe jo siç pretendon Rilindja që në planin e PD do të ketë fasha përjashtuese të Tatimit mbi të ardhurat.).

GENJESHTRAT E RAMES

Rilindja gënjen duke thene se punonjësit do të paguajnë më shumë gjatë qeverisjes Basha, pasi ata thonë se në planin e PD nuk do të ketë fashë përjashtuese të tatimit mbi të ardhurat.

Fakti është që plani i PD RUAN fashën përjashtuese nga TAP për 30 mijë lekëshin e parë të të ardhurave dhe tatohet me 9% vetëm diferenca mbi këtë vlerë.

Shembull konkret:

Nëse paga është p.sh 40 mijë lekë të reja, atëherë me planin e PD do të paguhet 9% të (40.000-30.000) = 9% e 10.000 lekë = 900 lekë në muaj.

Ndërkohë që sot me taksën Rama paguhet 13% e (40.000-30.000) = 13% të 10.000 = 1300 lekë.

Realiteti sot: 13% tatim mbi të ardhurat (TAP) nga paga duke përjashtuar nga tatimi 30 mijë lekëshin e parë.

Plani PD: 9% tatim mbi të ardhurat nga paga duke përjashtuar nga tatimi 30 mijë lekëshin e parë.

GENJESHTRAT E RAMES PER CDO GRUP PUNONJESISH:

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 7 mijë policët do paguajnë 69 milionë lekë të reja më shumë në vit.

Fakti: Çdo vit 7 mijë punonjës të policisë do të paguajnë 158 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (1.3 milionë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 23 mijë mësuesit e arsimit 9-vjeçar do paguajnë 480 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 23 mijë punonjës të arsimit 9-vjeçar do të paguajnë 265 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (2.2 milionë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 7 mijë mësuesit e arsimit të mesëm do të paguajnë 126 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 7 mijë mësuesit e arsimit të mesëm do të paguajnë 100 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (825 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 6250 infermieret e spitaleve do të paguajnë 130 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 6250 infermierët e spitaleve do të paguajnë 72 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (590 mijë euro më pak)

Image

Genjeshtrat e Ramës: me PD 6800 infermieret e qendrave shëndetësore do të paguajnë 170 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 6800 infermieret e qendrave shëndetësore do të paguajnë 50.6 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (414 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 1500 sanitaret në spitale do të paguajnë 38 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 1500 sanitaret në spitale do të paguajnë 10.4 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (85.5 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 500 shoferët e urgjencës kombëtare do të paguajnë 7.5 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 500 shoferët e urgjencës kombëtare do të paguajnë 8.76 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (71.8 mijë euro më pak).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco