Basha publikon VIDEON: Me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë

Basha publikon VIDEON: Me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë

10:40, 28/06/2020
A+ Aa A-

Taksimit progresiv të Edi Ramës i doli boja. Pasi shkaktoi dëme te ekonomia dhe qytetarët, tanimë FMN rekomandon rikthimin te tatimi i sheshtë.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, që e ka në themel të programit të tij taksimin e sheshtë prej 9 përqind, publikoi një video me të dhëna.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%,” shkruan Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

shqiptar28/06/2020 11:27

Jam kurioz se a do të vazhdojë Rama me ate shakanë e trashë e idiote të lapsussit të Bashës se 7 herë 7 bëjnë 42, duke lexuar këto shifra të kjarta të epërsisë se taksës së sheshte me taksën progresive apo me gënjeshtrën tjetër më të trashë të heqjes së takasave për bizneset e vogla. Nuk jam ekonomist por si çdo qytetar që di të bëjë hesapet e shtëpisë, sejcili mund ta bëjë të kjartë llogarinë. Me taksën e sheshtë 9%, nëse unë mar 100 euro në muaj, i bie të paguaj si taksë 9 euro. Por një kapitalist që mer 1 milionë të ardhura në një muaj i bie të paguaj taksë 90 mijë euro. Pra krahaso 9 euro me 90 mijë euro për të kuptuar diferencën e taksës. Nuk është vetëm kjo barazi në përqindje e taksave një aspekt i drejtësisë shoqërore, por po aq e rëndësishme ështe për kontrollin e pagesës së taksës. Kjo formulë e barazimit të taksës në përqindje, lehtëson edhe kontrollin e saj e veçanërisht shmang abuzimet sa burokratike aq edhe korruptive të qindra e qindra nëpunësve "taksidarë". dhe shkurton buxhetin e shtetit për të paguar këta hajdutë parazitë Në të njejtn kohë kjo formë e taksimit, ndikon shumë edhe në pakësimin e informalitetit e bizneseve që abuzojnë me punësimin në të zezë, nëse në gjithë shtetin do të krijohen kushtet e një regjistri të plotë të të ardhurave të sejcilit qytetar e të burimit të tyre, janë të detyruar të regjistrojnë puntorët e tyre..

cuf dabjoni28/06/2020 11:06

Po na thoni dhe sa fiton Zamiri..Vilma ..Baashkimi etj oligarke

Shto koment

Denonco