Kryepeshkopi Anastas operohet/ Meta: Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij

Kryepeshkopi Anastas operohet/ Meta: Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij

21:50, 27/06/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pas publikimit të lajmit se Kryepeshkopi i Kishën Orthodoske, Anastas Janullatos i ishte nënshtruar një operacioni në zemër pas një ataku kardiak.

Kreu i Shtetit përveçse i uron shërim të shpejtë, e falenderon për rolin e tij në forcimin e harmonisë fetare në vend.

Reagimi i plotë i presidentit:

"Duke i shprehur urimet e mia më të mira e të përzemërta për shëndet të plotë dhe jetë të gjatë Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndaj kënaqësinë që pas ndërhyrjes angioplastike shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

I uroj Kryepeshkopit Anastas rikthim sa më të shpejtë në krye të detyrës së Tij tepër të rëndësishme.

Një falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor të cilët u kujdesën që çdo gjë të shkonte mirë.

Krenar për rolin e çmuar të Fortlumturisë së Tij dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në veçanti, për forcimin e harmonisë ndërfetare, kësaj vlere kombëtare dhe modeli unik për mbarë botën".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Arberi 28/06/2020 01:36

Hajt ishalla kthen patkojt

Shto koment

Denonco