Teliti: Ramavirusi në 7 vite varfëroi shqiptarët, u mori 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave

Teliti: Ramavirusi në 7 vite varfëroi shqiptarët, u mori 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave

20:43, 27/06/2020
A+ Aa A-

Dorian Teliti, shef i kabinetit të kreut të PD-së, denoncon nëpërmjet një video me fakte se si Rama varfëroi shqiptarët në 7 vite, duke u marrë 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave, ndërkohë që PD ka një plan të qartë ku ‘çdo i punësuar do të paguajë më pak, pasi me taksën e sheshtë 9% për Tatimin mbi të Ardhurat Personale nga pagat për çdo të ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim për të ardhurat deri në 30 mijë lekë), duke i lënë kështu më shumë para në xhep çdo të punësuari në vendin tonë.

‘Edi Rama çoi dhjetëra mijëra biznese drejt falimentimit dhe qindra mijëra shqiptarë morën rrugët e emigracionit.

Por nuk i mjaftuan dështimet, tani gënjen dhe veten, sepse shqiptarët nuk i gënjen dot më.

Gënjeshtra e rradhës e Edi Ramës: me PD do paguani më shumë.

Fakti: çdo i punësuar do të paguajë më pak, pasi me taksën e sheshtë 9% për Tatimin mbi të Ardhurat Personale nga pagat për çdo të ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim për të ardhurat deri në 30 mijë lekë), duke i lënë kështu më shumë para në xhep çdo të punësuari në vendin tonë.

E vërteta nuk mund të fshihet. Plani PD nxit punësimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco