Banderola për Hashim Thaçin, ndërpritet ndeshja në stadiumin e Vlorës

Banderola për Hashim Thaçin, ndërpritet ndeshja në stadiumin e Vlorës

17:27, 27/06/2020
A+ Aa A-

Pas disa minutash mosfillim të takimit Flamurtari-Luftëtari për shkak të dy banderolave të vendosura në mbështetje të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Drenicës, klubi vlonjat vendosi të heqë banderolën në mbështetje të presidentit të Kosovës.

Për “Supersport”, administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi u indinjua me sjelljen e klubit gjirokastrit, të cilët nuk pranonin të nisnin ndeshjen duke I konsideruar banderolat me përmbajtje politike. Idrizi e konsideroi një idiotësi sjelljen e palës gjirokastrite, ndërsa çmoi kontributin e presidentit Hashim Thaçi në Luftën e Kosovës dhe e konsideroi “Hero Kombëtar”.

“Është një idiotësi. Nëse nuk krenohen me një shqiptar dhe Drenicën, të Azem dhe Shote Galicës, dhe Hasan Prishtuën, qenka një turp për këta. Nuk e kuptoj. Ne kemi solidarizëm. Hashim Thaci është hero kombëtar.

Janë thyer ndenjat e popullit serb. Po nuk e hoqëm këtë banderolë, plas Lufta e Tretë Botërore. Është situatë e rëndë politike. Ne nuk kemi marrë krahë për asnjë, nuk gjej arsye ta kuptoj.

Hashim Thaçi është personalitet për Vlorën. Ka ardhur në stadium dhe na ka mbështetur. Nuk e kuptoj ku është problem. Kemi vendosur me mirëkuptimin e delegatëve të FSHF-së ta heqim banderolën për Hashim Thaçin”, u shpreh administrator i Flamurtarit Sinan Idrizi./panoramasport

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Emri27/06/2020 22:13

mereni ne vlore ne qytetin e m..... dhe bejeni president

Shto koment

Denonco