Ministri Lleshaj dhe drejtor Veliu mbajnë fjalim përpara fëmijëve: Droga, krimi, tritoli…

Ministri Lleshaj dhe drejtor Veliu mbajnë fjalim përpara fëmijëve: Droga, krimi, tritoli…

14:06, 27/06/2020
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte këtë të shtunë në Peshkopi i shoqëruar edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Velliu, ku zhvilloi një takim me krerët vendor të pushtetit lokal dhe të policisë së Dibrës.

Mikëpritësit ishin kujdesur që në një lëndinë të gjenin një vend me hije, ku do të vendosej tavolina e vizitorit `vip` nga Tirana.

Por ajo që ra në sy, për ta bërë dekorin sa më të bukur për ministrin dhe kamerat e televizoneve, përpara tryezës ishin vendosur dy vajza të vogla të cilat qëndronin si kukulla të marra `peng`, ndërkohë që Lleshaj mbante një fjalim të gjatë që filloi me virusin Covid-19 dhe mbaroi me përdorimin e tritolit për peshk, e shumçka tjetër.

Vajzat e shprehin qartë mërzinë në fytyrën e tyre, ndërkohë që ministri Lleshaj fliste për një mikun e tij që po vuante shumë nga COVID-19; për kanabisin; për të rinj që i futen rrugës së krimit dhe madje edhe për tritol.

Ky përdorim absurd i fëmijëve si dekor nga politika duhet të marrë fund dhe përgjegjësi për këto abuzime nuk mbajnë vetëm ata që kanë `qerasur` me këtë lloj pritje minstrin nga Tirana, por edhe organizatat për mbrojtjen e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Rudi27/06/2020 23:36

Më vjen turp që jam dibran,kur shikoj se Llesh Kimikun që helmoj fëmijët e familjeve dibrane nga 5-6 vjeç me bukë në gojë tek stacioni i trenit,e presin ca të degjeneruar dhe i çojnë fëmijët e gratë në pikë të vapës si legena. O Zoti ju vraftë,por ju nuk jeni burra,duhet të jeni nga ato që nuk dini kush është Babai i fëmijëve tuaj,se ja keni dorëzuar gratë dhe shpirtin partisë. Phuu farë e poshtër...

Shto koment

Denonco