Vasili i prish ekstazën e Vunoit, Ramës, i dërgon mesazh me polifoni

Vasili i prish ekstazën e Vunoit, Ramës, i dërgon mesazh me polifoni

12:23, 27/06/2020
A+ Aa A-

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, e ka përmendur Kryeministrin nga ekstaza e panoramës së një Vunoi “të rilindur”, mëngjesin e kësaj të shtune, pak pasi ai publikoi një video nga Vunoi, shoqëruar me muzikë e këtë shënim: “Mirëmëngjes, - shkroi Rama, -  dhe me fshatin e nonës dhe të nënës time ju uroj një fundjavë plot dritë si dashuria e gjysheve e mëmave tona”.

Mirëpo, Vasili nuk e ka lënë gjatë në këtë harrim fundjave, Ramën. “Edi, në Vuno ka polifoni dhe jo klarinetë të vetmuar! – ka trokitur ai në Fb dhe i ka dërguar një tjetër këngë, kryeministrit.

"Edi Rama poston video për Vunoin dhe e shoqëron me një sigël me klarinetë! – shkruan ai. - Në Vuno dhe në Himarë, këndohet vetëm me polifoni. Në krahinën tonë këndojmë të gjithë bashkë, të barabartë dhe në respekt të njeri-tjetrit. Edi nuk këndon dot me shokë si i barabartë mes të barabartëve. Edi këndon vetëm dhe i bie vetëm klarinetës së tij.

Në respekt të Vunoit dhe të gjithë krahinës së Himarës së qeverisur me venome (e pavarur) dhe në ditët e pushtimeve më të egra dhe me polifoninë e saj të pashoqe, që Edi të kuptojë se si këndohet në atë krahinë e në atë fshat, po ju vë të dëgjoni këngën madhështore, perlën e polifonisë bregdetase, "Vajzë e valëve", përfundon Vasili. /ar.sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco