Zhupa në SYRI TV: Bizneset kanë lakun në fyt, për 3 ditë duhet t'i paguajnë taksat, Veliajt!

Zhupa në SYRI TV: Bizneset kanë lakun në fyt, për 3 ditë duhet t'i paguajnë taksat, Veliajt!

11:57, 27/06/2020
A+ Aa A-

Ina Zhupa zëdhënësja e PD, ka argumentuar sot në një intervistë në SYRI TV, se si po rriten taksat dhe tarifat, sidomos në Tiranë, nga aferat abuzive të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe si biznesit po I vihet laku në fyt. Mirëpo, si shpjegohet mungesa e reagimit nga ana e biznesit?

Zhupa shpjegoi: Ka një problem shumë të madh. Vijmë pas një periudhe mbylljeje e detyrimesh ku biznesi ka një tufë detyrimesh për të paguar.

Ky biznes duhet të paguajë pas tre ditësh të gjitha këstet e taksave vendore që Veliaj ua shtyu?! Ku i gjëtën ata paratë, kur  nuk kanë punuar që nga 20 prilli?! Pati ndonjë bum?! Ku i gjetën paratë?!

Në morinë e këtij stresi që patën bizneset, taksat e pastrimit është një shtesë dhe stres më shumë që ata duhet ta paguajnë. Kur ata kanë 900 mijë për të paguar, atë 15-mijë lekëshin thonë hajt ....

Po dyqanet e mishit?! E jo vetëm kaq.

Bizneset duhet të paguajnë këstin tjetër në gusht. Një qytet si Tirana në verë ka një rënie pune se qytetarët shkojnë drejt zonave më turistike. Dhe kësti i parë është në 30 qershor dhe tjetri në 1 gusht. Pra, këta gjatë verës duhet të bëjnë dhe 900 mijë lekë të tjera. Dhe ti u vë lakun në fyt. Në një kohë kur u vë edhe taksën e pastrimit, vetëm 15 mijë lekë, ata kanë shumë halle të tjera për të zgjidhur para kësaj.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco