Kryeministri Hoti thotë se marrëveshja me Serbinë do të bëhet për njohje reciproke

Kryeministri Hoti thotë se marrëveshja me Serbinë do të bëhet për njohje reciproke

11:32, 27/06/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë sot se në bisedimet me Serbinë në asnjë formë nuk do të diskutohet për kufijtë e Kosovës. Hotim në konferencë për media u shpreh se qeveria që drejton që nga dita e parë e marrjes së detyrës e ka bërë të qartë se në çfarë kushte do të bisedojë me palën serbe.

“E kemi bërë të qartë se në çfarë kushte do të bisedohet në dialog, dhe platformë për dialog e kam vetëm Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh Hoti.

Tutje, kryeministri tha se në procesin e dialogut nuk do të bisedohet për integritetin territorial të vendit, dhe marrëveshja do të bëhet për njohje reciproke.

“Nuk bisedojmë për integritetin territorial dhe marrëveshja duhet në jetë në frymën e Kushtetutës,. Marrëveshja bëhet për njohje reciproke dhe si derivat i kësaj normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve”, u shpreh ai./SYRI KOSOVA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco