Lëvizja e rradhës/ Rama fton liderët e Kosovës në takim, akoma asnjë reagim

Lëvizja e rradhës/ Rama fton liderët e Kosovës në takim, akoma asnjë reagim

21:59, 26/06/2020
A+ Aa A-

Pas krizës që ka shkaktuar në Kosovë akt-akuza e Gjykatës Speciale në adresë të presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK Kadri Veseli, çka solli edhe anullimin e takimit Kosovë-Serbi në Washington, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama planifikon lëvizjen e rradhës.

Burime për Syri.net theksojnë se, kreu i qeverisë së Tiranës ka kërkuar një takim me të gjithë liderët politikë të Prishtinës.

Të njëjta burime shtojnë se, takimi është planifikuar për në 1 korrik dhe pritet të mbahet në Prishtinë.

Politikanët që Rama ka ftuar në këtë takim janë:

Hashim Thaçi
Kadri Veseli
Ramush Haradinaj
Fatmir Limaj
Isa Mustafa
Albin Kurti
Abdulla Hoti
Vjosa Osmani

Gjithësesi, deri tani nuk ka asnjë reagim nga emrat e sipërcituar. 

Njoftimi në lidhje me akuzat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit:

Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e të tjerë, të cilët akuzohen për një sërë krimesh.

Ndaj tyre është ngriturakuza për krime kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm.

Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaèit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.

Besohet se z. Thaçi dhe z. Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z. Thaçi dhe z. Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës. /A.R, Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Krist28/06/2020 17:58

"t" gjithmone me pelqejne idete qe paraqet.Jam i mendimit se Zoti Kurti,nuk ka per te shkuar ne kete "pazarllek",nuk flas me garanci per Osmanin,ndersa per Harajdinajn,nuk kam "bese".Te tjeret do shkojne te bejne testin me lolipot,prej doktorit te shkencave mashtruese Rama,duke ndjekur modelin "Drishti"

Kosovari28/06/2020 00:19

Mos e hani karemin se ky takim eshte porositur nga Vuçiç, ky don ta shese kosoven, por leket qe jane marre per garanci duhet ti ktheje Ram-izi......o zot sa poshte kemi rene si komb??? Po pse mo i besoni ketij njeriu kur vete eshte i shitur, po ik o Ram kudra.....

Kosovari28/06/2020 00:18

Mos e hani karemin se ky takim eshte porositur nga Vuçiç, ky don ta shese kosoven, por leket qe jane marre per garanci duhet ti ktheje Ram-izi......o zot sa poshte kemi rene si komb??? Po pse mo i besoni ketij njeriu kur vete eshte i shitur, po ik o Ram kudra.....

Emri27/06/2020 10:59

Ku e gjen kete kurajo ky edvin rama ! Akoma se ka kuptuar (!) qe Shqipetaret e urrejne !

astrit27/06/2020 06:34

Do bejne planin e blerjes se gjyqtarit qe do gjykoj gjarperin!

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 26/06/2020 23:15

Cfare levizje do beje ky tradhetar I lindur, ky anti-verior, anti-kosovar, anti-shqiptareve te maqedonise, te cameve dhe pro tutoreve te prostuticionit e droges. Ky bir bushtre duhet te debohet nga trojet shqiptare. Ky eshte shkerdhyer me vucic (e kam mik vucicin) shante e sulmonte Haradinaj ne krahe te qorrit vucici nga Durresi plak dhe historik. Albin kurti I thoshte jargavitesit te bejme shengenin mbare shqiptare, jo thonte biri I shkines, do shjerdhehem ekonomikisht, politikisht dhe erotikisht me vucicin. Ky kancerogjen I kombit qe e ndau kosoven me shqiperine trish (traun me rrugen e kombit) dhe do ndante kosoven me dysh. Ky qen I semure dhe I cmendur, tani do na beje prostituten e virgjer. Edhe varr nuk do gjindet per ty o pleher

Art26/06/2020 22:22

Je duke i mbledhur per t'ju kerkuar falje qe flutiuoje mbi Prishtine e vrap e tek Vuçiç pa pare pertej hundes tende, politikan pa vizione, truthare. Dy qeverite e dy shteteve tona duhej te denonconin genocidin serb ne Kosove , por jo pranuat te uleni ne tavoline me te, e quajtet paqesor gjarperine helmues. Shikoni rrezultatin kriminelet quhen viktima e viktimat kriminel. Serbia nuk u pergjigj kurr per 10.000 te vraret ne Kosove nderkohe Thaçi shkon ne Hage me akuzen e sajuar per 100 persona... Shikoni çfare demi i bete kombit... Shikoni ku ju çoj politika serbe qe ka punuar papushim ne dem te Kosoves 20 vjet propagande kunder Kosoves... Po ju çfare keni bere?????!!!! Jeni ulur kembkryq me kriminelin e ai sot koken lart per vete ju ju hodhi ne gremine, pa lufte, pa pushke. Sa naiv qe jeni .. Sa legena qe jeni..

t26/06/2020 22:16

Nqs kurti,osmani,haradinaj,limaj mendojne se e njohin mire ramziun,do benin mire ta bojkotonin kete takim.Kushdo mund te ishte organizator i ketij takimi,vetem ky plangprishes nuk duhet te ishte

Shto koment

Denonco