Dje nuk pranoi vizitën/ Cakaj: Nuk ka nxitim për marrëveshje të dëmshme

Dje nuk pranoi vizitën/ Cakaj: Nuk ka nxitim për marrëveshje të dëmshme

18:49, 26/06/2020
A+ Aa A-

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është pritur sot në Shtëpinë e Bardhë nga i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, Ambasadori Richard Grenel.

Tema e diskutimit u përqëndrua në rëndësinë e një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa sipas vetë Cakajt, nuk ka asnjë plan për ndarje të Kosovës dhe as nxitim për marrëveshje të dëmshme.

“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!“, shkruan Cakaj në Facebook, sa i përket takimit të zhvilluar. 

Kosova e Serbia ishte planifikuar të takoheshin më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, por takimi u anulua pas publikimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale në adresë të presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK, Kadri Veseli. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

t26/06/2020 19:32

Je taku me nje pleher si puna jote o guak i rames

Shto koment

Denonco