Gjykata Speciale/ Bundestagu: Akuzat ndaj Thaçit e Veselit nuk kanë lidhje me UÇK-në

Gjykata Speciale/ Bundestagu: Akuzat ndaj Thaçit e Veselit nuk kanë lidhje me UÇK-në

16:32, 26/06/2020
A+ Aa A-

Anëtarë të Budestagut gjerman kanë reaguar në lidhje me akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK Kadri Veseli për krime lufte.

Sipas tyre, zhvillimet më të fundit në Kosovë po ndiqen me interes edhe në Gjermani.

Sipas tyre, është e rëndësishme të theksohet fakti se Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe të inkurajuara nga vetë Kosova.

“Për ne është me rëndësi të theksohet se Dhomat e Specializuara në Hagë janë pjesë integrale e gjyqësorit në Kosovës. Ato janë krijuar nga vetë Kosova. Kjo gjykatë nuk është një organ i huaj juridik që gjykon mbi qytetarët e Kosovës. Ne e dimë që forca të caktuara në Kosovë përpiqen të përhapin propagandën false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UÇK-së në tërësi. Kjo nuk është e vërtetë dhe asgjë tjetër përveç dezinformimit të qëllimshëm”, thuhet ndër të tjera në reagimin e anëtarëve të Bundestagut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco