Fjalimi i Ramës për akt-akuzat ndaj Thaçit e Veselit/ Lubonja: Duket se ka një hall shumë të madh

Fjalimi i Ramës për akt-akuzat ndaj Thaçit e Veselit/ Lubonja: Duket se ka një hall shumë të madh

22:51, 25/06/2020
A+ Aa A-

Analisti Fatos Lubonja ka bërë sot një analizë të fjalimit të Edi Ramës në Kuvend, ku i doli në mbrojtje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselin. I ftuar në emisionin “Real Story”, Lubonja tha se kryeministri përdori sot një gjuhë shumë nacionaliste dhe tregoi se ku e kishte hallin.

Sipas Lubonjës, Rama ka ndryshuar qëndrimet në lidhje me akuzat e politikanëve në Kosovë nga Haga dhe shtoi se fjalimi i Ramës ndër të tjera dëmton edhe Shqipërinë.

“Fjalimi i Ramës sot ishte agresive ndaj gjykatës. Deklaratata  e Ramës kanë qenë kontradiktore, që e kundërvënë me Europën dhe SHBA por edhe vizionin që kemi ne me drejtësinë. Duket se ka një hall shumë të madh, që unë s’ja kuptoj. Kur u thirr Haradinaj, tha se është sfidë personale. Rama e lëshoj Haradinajn tek kjo gjykatë, kurse tani akuzoi gjykatën në mënyrë shumë të egër.

Pyetja që ngre unë është se ku e ka hallin, mendoj se e dëmton Shqipërinë. Si mund ta akuzosh një gjykatë që është ngritur për krime lufte në mënyrë kaq të ashpër me nacionalizëm?”, tha ndër të tjera Lubonja.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë. 

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. /A.R, Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Theresa 26/06/2020 14:38

I gjithë Shtypi Gjerman përfshijë këtu të gjitha Gazetat, Radiot, Interneti dhe TV. e kanë prekur sot pa Përkëdhelje, por edhe pa Akuza Çështjen Thaçi. Ata thonë të gjithë një Goje se ne duhet të presim Tetorin Afatin e fundit të Gjykatësit të BE. i cili do të vendosë mbi Z. Thaçi çdo e thënë para Kohe nuk është serioze mendon i gjithë Shtypi Gjerman, por Z. Rama mendon se **është më i zgjuar se Prokurorët dhe Gjygjëtarët e BE. dhe shumë më i zgjuar se Politikanët Gjermanë** prandaj dhe e mbron Z. Thaçi qorasi pa ditur se çfar ka bërë Thaçi në të kaluarën e tij...Apo Z. Rama ka frigë se mos i dalin të palarat e veta në Shesh dhe mundohet të mbyllë Shtigjet?? Ai Z. Rama është bërë nga ky Moment Armik me USA. dhe BE. për Z. Thaçi kjo ka një domethënije të madhe, Fatos Lubonja ka shumë të drejtë dhe deri në Tetor ne do e kemi të zgjidhur Enigmën tonë. Të dashur bashkatdhetar le të qëndrojmë të duruar dhe të sinqertë pa Rryma politike e Vërteta vonon, por nuk harron. Faleminderit.

Tomi26/06/2020 08:30

Po sikur Rama te thirret ne ate Gjykate? Nje nga akuzat ndaj Hashimit eshte “Veprime kunder popullit te tij”. Kjo eshte hakmarrja e Europes per tentativen per ndarjen e Kosoves. Po sikur Rama te thirret ne ate Gjykate si bashkeideator? Pra Shqiptaret ketej e andej kufinjve duhet ta kuptojne se me kete Rame, jane vetem, te mashtuar dhe te tradhetuar.

Shto koment

Denonco