Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Akt-akuzat e Gjykatës Speciale/ Abazi: S'duhet lejuar që vendi dhe territori të vihet në lojë për çfarëdo lloj çmimi

Akt-akuzat e Gjykatës Speciale/ Abazi: S'duhet lejuar që vendi dhe territori të vihet në lojë për çfarëdo lloj çmimi

21:18, 25/06/2020
A+ Aa A-

Në lidhjen e tij live për Syri TV, ish zv.kryeministri i Kosovës Haki Abazi, teksa komentoi akt-akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK Kadri Veseli, u shpreh se,

"Gjendja këtu është e nderë pasi ka një komplikim të madh të një liste të gjerë planesh ku pjesë është edhe zoti Thaçi. Rrëzimi i qeverisë Kurti ishte për ti dhënë më shumë mundësi manovrimi Thaçit. Nëse jemi përballur me sukses me drejtësinë ndërkombëtarë në të kaluarën, duhet të bëjmë të njëjtën gjë por pa e futur vendin në eksperimente të tjera. 

Nuk ka unitet të brendshëm. Për 20 vite Kosova është mbajtur peng se, dikush apo një tjetër duhet të rrijë në pushtet. Kjo nuk do të thotë se pas çlirimit dhe pas pavarësisë

Thaçi udhëheq me një grup njerëzish që kanë dëmtuar shtetin. Krimi dhe korrupsioni është evident. Heroizimi i UÇK, edhe i Thaçit dhe i Veselit, meritojnë respekt. Por për çështje të tjera drejtësia nuk duhet ndaluir as këtu, as në botë. Nuk duhet lejuar që vendi dhe territori të vihet në lojë për çfarë do lloj çmimi. Dëmi i shkaktuar nga këto akt-akutza është i madh, por duhet kupçtuar se duhet të flasim edhe për shkaqet që kanë sjellë deri këtu. Është një mësim i madh dhe i dhimbshëm për shqiptarët", tha Abazi.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij duke u shprehur se, ngritja e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, ishte i gabuar. /A.R, Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco