'5.1 mln euro klientin e preferuar'/ Zhupa: Veliaj 'mbyll në burg' banorët e bulevardit 'Zogu i Parë'

'5.1 mln euro klientin e preferuar'/ Zhupa: Veliaj 'mbyll në burg' banorët e bulevardit 'Zogu i Parë'

20:20, 25/06/2020
A+ Aa A-

"Banorët e bulevardit Zogu i Parë “mbyllen ne burg” me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milion euro për Fusha shpk!"

Ky është denoncimi i rradhës i zëdhënëses së PD, Ina Zhupa.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa hedh akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se, pasi i dha klientët të tij të preferuar 5,1 milionë euro për 600 metra rrugë, tashmë cënon edhe pronën private të qytetarëve.

Postimi i plotë i Zhupës:

"Banorët e bulevardit Zogu i Parë “mbyllen ne burg” me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milion euro për Fusha shpk!

Mbasi i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro, tashme cenon pronen private te banoreve ne zbatimin e ketij projekti abuziv.

Banorët janë ankuar dhe kundërshtojnë fort menyrë e ndërhyrjes, qe pa njoftim, pa rregulla, pa marre pëlqimin e tyre, Bashkia Tiranë ka nisur me polici bashkiake te vendos grila metalike në hapësirat e ballkoneve dhe dritareve e apartamenteve pranë bulevardit. Duke vëndosur keto grila metalike, për të mbyllur cdo ballkon dhe dritare, shumë nga banoret ngelet pa asnje burim drite, dielli ne apartamentet e tyre.

Ne mbeshtjetje te banoreve qe kane te drejte te mos cenohen ne pasurine e tyre te paluajtshme, bej thirrje mos abuzohet me projektin e fasadave dhe kundershtoj abuzimin me pronen private në funksion te nje imazhi me shume per propagande. Fasada e unifikuar nuk mund te detyroj banoret te burgosen me grila metalike, pa mundesi ajri dhe dielli siç meritojne te gezojne pronen e tyre!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco