Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Denoncimi i PD: Qeveria i pagoi dje 500 mijë € inceneratorit që nuk ekziston

Denoncimi i PD: Qeveria i pagoi dje 500 mijë € inceneratorit që nuk ekziston

13:14, 24/06/2020
A+ Aa A-

PD akuzon Kryeministrin Edi Rama se po i paguan ‘500 mijë euro inceneratorit që nuk ekziston në Fier’.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i kabinetit në PD, Dorian Teliti thotë se ‘janë gjysëm milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër’.

 ‘Gjithçka për vete, klientët dhe bandat që i mbrojnë nga lufta e brendshme, asgjë për qytetarët‘, tha ai.

 ‘Duke i paguar vetes në një dorë gjysëm milioni euro për inceneratorin që nuk ekziston, qeveria ka marrë vulën e turpit të ‘kap ça t’kapësh’ disa muaj përpara largimit.

Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që theu çdo rekord për falimentimin e bizneseve, për mbylljen e dhjetëra mijëra vendeve të punës, si kryeministri që ka abuzuar miliona e miliona euro dhe pasuri të tjera, duke u rritur taksat shqiptarëve,’ theksoi Teliti.

Deklaratë e Drejtorit të Kabinetit të kreut të PD, Dorian Teliti:

Me Edi Ramën në krye të qeverisë, abuzimi me paratë e shqiptarëve nuk ka të ndalur. Gjithçka është për klientët, asgjë për qytetarët.

Inceneratorët janë modeli më korruptiv i kësaj qeverie. Janë shembulli sesi ata punojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe të disa klientëve, me të cilët pasurohen.

Qeveria i ka paguar vetes dhe bandës së tij tek inceneratori i Fierit rreth 500 mijë euro vetëm dje. Janë gjysmë milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër. Për vete marrin 500 mijë euro me një dorë, qytetarëve në ditën e tyre më të keqe i pagoi mesatarisht nga 10 euro dhe as nuk ka ndërmend të shtijë asnjë qindarkë më shumë.

Vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal.

Deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Çfarë përfitojnë qytetarët prej tyre? Asgjë!

E gjithë kjo vjedhje dhe abuzim po ndodh kur ekonomia është realisht në recesionin me te madh te 30 viteve te fundit, kur të ardhurat ne arken e shtetit janë në pikën e tyre më të ulët dhe kur borxhi publik vazhdon të rritet me ritme marramendëse.

Vetëm ditën e djeshme 1568 familje nuk patën mundësi të merrnin pagesën 40 mijë lekëshe, pasi paratë e tyre shkuan në xhepat e Inceneratorit të Fierit, duke e paguar këtë të fundit me 510 mijë euro nga paratë e taksapaguesve.

Duke i paguar vetes në një dorë gjysmë milioni euro për inceneratorin që nuk ekziston, qeveria ka marrë vulën e turpit të ‘kap ça t’kapësh’ disa muaj përpara largimit.

Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që theu çdo rekord për falimentimin e bizneseve, për mbylljen e dhjetëra mijëra vendeve të punës, si kryeministri që ka abuzuar miliona e miliona euro dhe pasuri të tjera, duke u rritur taksat shqiptarëve,

Me Edi Ramën ka vetëm varfërim, prandaj ne duhet ta ndryshojmë këtë gjendje për t’i dhënë vendit një qeveri që nuk punon për pasurimin e kryeministrit dhe të një grushti pushtetarësh, oligarkësh e kriminelësh, por për mirëqenien e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sas24/06/2020 17:08

Shko ne prokurori! Mjaft llapët rrugeve ortakë!

Shtetrrumpalle 24/06/2020 14:53

A ka SPAK apo edhe ate e komandon eDRAMA? Perse nuk hetohen keto afera korruptive?

Shqiptari24/06/2020 13:58

A e keni degjuar Presidentin Trump se çfare thoshte: Po mbajme shenime, po hapim dosje, po pergatisim denoncime! Edhe ju beni te njejten gje! Tani i rruani bythen Rames dhe te gjithe bandes Rilindja e banditeve te tij! Por kur ta rrezojme nga gjithpushteti i tij, veproni me egersine dhe ashpersine me te madhe te ligjit e te drejtesise se popullit, pa meshire, pa kompromise, marreveshje dhe pazare! Tu sekuestrohet gjithçka, tu merret gjithçla e vjedhur dhe e grabitur keto 8 vite! Duam drejtesi! Boll me fjale, deklarata e premtime! T'ju shohim neser kur te jeni ne pushtet!

Noni24/06/2020 13:44

Gjithe Shqiperia eshte shndruar kasapane dhe opozita mbeti ne konstatimet e rradhes . Kaq te pa' afte jeni sa te mos organizoni popullin ne revolte , jo vetem per ti permbysur , por per ti zhdukur nga faqja e Shqiperise ata kriminel katila , qe s' lane gje pa eksperimentuar mbi ate popull per te zhvatur e rrembyer gjithecka ne ate vend .

Shqiperia24/06/2020 13:42

KETA JANE TE PASKRUPUJT,SPAK ZGJOHU TA KALOI DHE ZIMBAVDE

Shto koment

Denonco