'Skandali i pronave në Dhërmi, del dokumenti: Blushi, peshkaqen i madh'

'Skandali i pronave në Dhërmi, del dokumenti: Blushi, peshkaqen i madh'

12:08, 24/06/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot dokumentin që sipas tij, provon regjistrimin e një prone prej 5600 m2 në Gjilekë të Vlorës në emër të Ben Blushit dhe Gaz Demit. Dokumenti ilustron dhe hedh dritë mbi aferën e pronave në bregdet, sidomos mbi atë ç’ka po ndodh me Hipotekën e Vlorës, ku drejtuesit emërohen e shkarkohen pa mbushur 24 orë, vetëm sa për të firmosur të tilla afera.

Më poshtë, denoncimi i plotë i Berishës:

"Arben Malavita, peshkaqen i madh.

Po ju paraqes dokumentin e regjistrimit nga Arben Malavita të tokës buzë ujit në Dhërmi, si pronë private, së bashku me Gazmend Ramën.

6000 m2 tokë të gjitha me falsifikim dokumentesh, u regjistruan me urdhër të Edvin Hajdutit nga drejtor kurbani i radhës në Hipotekën e Vlorës, i cili pasi regjistroi pronën e grabitur nga dyshja Arben Malavita - Gazmend Rama dha dorëheqjen natyrisht duke marrë garanci të plota se narkoprokuroria nuk do ta shqetësojë atë.

Prona buzë ujit e grabitur me dokumenta falso nga Arben Malavita dhe Gazmend Rama vendoset para një resorti, investim i shpallur strategjik nga vet Edvini. Çka domethënë toka buzë detit i ishte dhënë resortit për shfrytëzim për 20 vjet.

Por binomi Arben Malavita - Gazmend Rama dhe bishti mbrapa fituan si zakonisht mbi ligjin.

Ligji i mafies prevalon mbi ligjin e vendit.

Ky është dokumenti i lumturimit të Arben Malavitës dhe Gazmend Ramës dhe bishtit mbrapa që u regjistrua dhe firmos me urdhër të Ramës nga drejtori 24-orësh i Hipotekës së Vlorës, i cili është dhe i 6-i si në asnjë Hipotekë të planetit, që jep dorëheqjen në 6 muajt e fundit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Landi22/07/2020 15:42

ben Kristaq blushi Kta karmunistat kane dale te gjithe nga vrima e Kristaqit.... smbarokan kurre, si varg geshtenjash... Apapapa sa rrace muti

9024/06/2020 21:55

Mos i gezofshi ! Ju befshin ilace! E pagofshi me femijet tuaj! Ja u marrte hakun Allahu!

PD Elbasan24/06/2020 18:10

Nga ty mesuan te gjithe o Plaku Mere....! Sikur te publikohej nga Ju Cimiiiii...s'do i ngelej qefi Plakut Mere!

Victorian 24/06/2020 15:07

Kjo ska absolutisht asnje vlere, denoncimi ne kete forme nuk paraqet asnje vlere apo interes publik, gjithnje nese nuk shoqerohet me akuza penale, marrje te pandehur dhe pastaj denimin e ketyre dhe te gjithe te tjereve qe cenojne interesin publik. Si nje qytetar i lodhur, dhe mbi te gjitha i neveritur nga kjo politike qe i ngjan thasheshemeve te plakave te lagjeve nuk e nderon z.Berisha dhe kete e them me keqardhje. Ka tre dekada qe luajme kete lloj politike nderkohe pasurite publike rrembehen; buxheti i shtetit vidhet ne menyre te hapur (ne menyre te vecante keto 7 vite); parlamenti kryesohet nga nje komunist qe ka vrare njerz; ku persona me nivel ordiner, rekorde kriminale, hajdute perfaqesojne shoqerine shqiptare; ku drejtesia eshte totalisht ne duart e nje personi dhe askush nuk penalizohet, dhe perseri e perseri shqiptareve u luhet kjo loje politike "ky vodhi ai vodhi..." ne vend te paraqitjes se nje plaftorme e cila ben te mundur denimin e te gjithe atyre qe kane rrenuar shtetin ne kete 7 vite dhe jo vetem, ndryshimin e sistemint parlamentar, fuqizimin dhe pavarsimin e pushtetit gjyqesor kufizimin e mandatit te KM, dhe jo plaftormave ekonomike me aq e kaq lehtesime ekonomike qe shpalos z. Basha, qe te cilat gjithnje jane propozuar ne cdo kohe nga opozitat ne shqiperi ne prag zgjedhjesh por me pas asgje ska ndryshuar. Ndaj pervecse nje platforme qe ben te mundur denimin e shkelseve te ligjit duke filluar me te parin KM e vendit dhe kryetarin e Bashkise se Tiranes plaftormat ekonomike mua si votues s'me thone asgje per perfundimin e lodhshem te tranzicionit shqiptar dhe me tej ndryshimin e kursit drejt nje vendi normal. PS: E di qe komentin nuk do ta publikoni pasi edhe pse nje media e re perersi nuk ju pelqejne kritikat qe i sherbejne ndryshimit te kesaj gjendje, statusquo-ja duhet mbajtur.

Tani24/06/2020 13:00

Ketyre do q... ropt Mu atije ne ate tok qe Kane vjedhur bashke me ata drejtorat qe Kane firmosur.

Shto koment

Denonco