'Shuplaka' pa fund ndaj qeverisë/ Si u ndërpre sinjali i transmetimit të Komisionit të Jashtëm në PE

'Shuplaka' pa fund ndaj qeverisë/ Si u ndërpre sinjali i transmetimit të Komisionit të Jashtëm në PE

18:56, 22/06/2020
A+ Aa A-

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian ka nisur sot diskutimin për procesin e integrimit të Shqipëri.

Në këtë mbledhje të rëndësishme për vendin tonë do të diskutohej mbi reformat e qeverisë “Rama” dhe kushtet e vendosura nga BE-ja.

Ndërkohë që një zhvillim i tillë duhet të ishte live në gjithë mediat kombëtare, televizionet e kanë pasur të pamundur transmetimin e sinjalit nga Brukseli.

Sinjali që merret nga mediat në Shqipëri sot është bllokuar në mënyrë të çuditshme. Duket se temat e trajtuara në mbledhjen e BE dhe kritikat që dihet se do të marrë qeveria “Rama” kanë bërë që institucionet shtetërore të censurojnë transmetimin e mbledhjes se Parlamentit Europian.

Mbledhja nisi në orën 16:45 dhe shumica e mediave në Tiranë nuk kanë pasur mundësi të transmetojnë live debatet e eurodeputetëve për situatën në Shqipëri, plotësimin e kushteve për në BE dhe çështje si shembja e Teatrit Kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Arberi 23/06/2020 01:30

Do ket pas ndonje defekt se ska shpjegim tjeter hahahahahahahaha, elektricisti Surrelit ka ul automatin e dritave se e paskan degjeneruar sot ne Bruksel.

Shto koment

Denonco