Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Shuplakë nga eurodeputeti: Rama larg politikave të BE, Shqipëria epiqendër e influencës turke

Shuplakë nga eurodeputeti: Rama larg politikave të BE, Shqipëria epiqendër e influencës turke

17:56, 22/06/2020
A+ Aa A-

Në Parlamentin Evropian po zhvillohet një seancë e posaçme ku po diskutohet për situatën në Shqipëri.

Eurodeputetët e Komisionit të Jashtëm, ripërsëritën kërkesën që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë eurodeputeti francez Thierry Mariani u shpreh se politikat që po ndjek aktualisht Shqipëria drejt anëtarësimit në BE nuk janë të duhurat dhe të njëjta me ato të unionit.

Ai përmendi edhe rastin e arrestimit dhe ekstradimin e 5 mësuesve nga Kosova drejt Turqisë, ndërsa u shpreh se vendi ynë është kthyer në një pikë qendrorë e influencës turke në rajon.

“Ne jemi kundër zgjerimit të BE dhe pyetja tani është për Shqipërinë për sa i përket instrumenteve përpara zgjerimit. Shqipëria është një pikë qendrorë e influencës turke në rajon. Dua të përmend 5 mësues në mars në Kosovë të cilët u rrëmbyen dhe u dërguan në Turqi. Inteligjenca Turke kishte edhe partnerë shqiptarë. Ne nuk mendojmë që politikat që kanë zgjedhur këto momente janë të duhura dhe ato të njëjta me BE. Duhet të tregohemi më të ndershme për sa i përket Shqipërisë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

igorkampula@gmail.com22/06/2020 19:45

Kjo esht Evropa Fashiste une nuk ndegjoj nji kritik nga Evropa per shtetet hqinje sikur Greqija ndaj Shqiptareve,si jetojne Shqiptaret e lugines se Presheves ne Serbi,si jetojne Shqiptaret ne Maqedoni a i kan vizituar keto vende Eurodeputetet asnji here vetem flasin per te drejtat e Serbve ne Kosove kur keta kan ma shum te drejta se Serbet ne Serbi vet,Pote flasim per Fashistin Grek cka bejn ata me popullin e Camerise,me emigrantet Shqiptare qe punojne dhe jetojne atje ,askush ne Bruksel nuk ka folur dikur per te drejtat e Shqiptareve ne Evrope ,ku i vetmi shtet ne Evrope akoma sja kan liberalizuar Viat ,pra per mua jan fashistet mate medhej qe kan ekzistuar dikur,Shiqo si shembull 5 vende te BE nuk e njohin Kosoven.

Loran shehu22/06/2020 18:53

Shyqyr u kujtu nje njeri tamam ta thot hapur

Shtetrrumpalle 22/06/2020 18:46

Nuk mund te pritet tjeter kur nje zhuls qe flinte poshte urave na eshte bere edhe KM, edhe Minster i jashtem, edhe kryetar i Kuvendit, kryetar i KED edhe kryetar i bashkise, edhe drejtor porti. Minimalisht në Ministrine e jashtme duhet te ndodhe nje furrtune levizjesh nisur nga ministri kukull e diplomate abonime qe prej vitesh vetem marrin benefite.

Shto koment

Denonco