Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Shembja e Teatrit: 'Berliner Zeitung': Zemra kulturore e vendit t'i linte vendin kullave fitimprurëse

Shembja e Teatrit: 'Berliner Zeitung': Zemra kulturore e vendit t'i linte vendin kullave fitimprurëse

21:39, 21/06/2020
A+ Aa A-

Vijojnë reagimet e faktorit ndërkombëtar lidhur me ngjarjet e 17 majit në Tiranë, që kulmuan me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. 

Raportimin për festivalin teatror Radar Ost që u zhvillua këtë javë në Berlin, gazeta 'Berliner Zeitung', një nga më të lexuarat në kryeqytetin gjerman, e nis si vijon me 3 paragrafë kushtuar videos së 17 majit që u dërgua nga Tirana si kontribut në këtë festival.

"Fillimisht një shok dhe ulërima me zë të lartë. Ato vijnë nga errësira e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë, i cili nuk ekziston më sot sepse ai thjesht u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit të këtij viti. Ulërimat vinin nga okupuesit e ndërtesës dhe nga policët që ndërhynë me dhunë që të hapnin rrugën për ekskavatorët, në mënyrë që zemra kulturore e vendit të lironte vend për kulla fitimprurëse për zyra dhe biznese.

Prej dy vitesh, një pjesë e madhe e shoqërisë civile shqiptare kanë protestuar kundër shembjes së promovuar nga kryeministri Edi Rama dhe tani ai faktet i realizoi me një sulm të befasishëm. Se sa thellësisht ky veprim shtetëror gati-diktatorial ndërhyn në jetën emocionale të njerëzve të shtangur, se çfarë mund të jetë një ndërtesë teatri për një qytet dhe një vend të tërë, mund të shihet në pamjet tronditëse të një videoje dhjetëminutëshe që aktivistet Lindita Komani dhe Doriana Musai e kapen me telefonat e tyre celularë gjatë aksionit të zhvilluar natën.

Fundjavën e kaluar mund të klikonit në videon e dëshpëruar të realitetit të dhunshëm të Europës në programin digjital të festivalit të Teatrit gjerman dhe të ndesheshit me kontributin padyshim më ngacmues dhe depërtues të Festivalit Radar Ost, i cili u digjitalizua këtë vit në një mënyrë veçanërisht të kujdesshme", thuhet ndër të tjera gazeta gjermane.

Artikulli në origjinal:

https://www.berliner-zeitung.de/kultur-vergnuegen/radar-ost-im-deutschen-theater-kirill-serebrennikow-li.87474?fbclid=IwAR0M-8MxoFi3kijXk_rCZ9JaGl_XlCSdsSl8nr1EPgPhaoRWJpOGPHUe3ew

Kujtojmë këtu se, nesër, kryetari i komisionit parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, David McAllister njofton se, nesër, me datë 22 Qershor, në rendin e ditës të komisionit nën pikën 10 është dhe shkëmbimi i ideve rreth situatës aktuale në Shqipëri. 

Europarlamentari gjerman ve në dukje shqetësimin e tij, rreth faktit dhe mënyrës sesi u krye shembja e teatrit dhe nenvizoi se shkatërrimi i një trashëgimie kulturore evropiane, përkeqëson edhe më tej perspektivat për dialog dhe kompromis me Tiranën (qeverinë shqiptare). /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

t21/06/2020 22:05

Shembja e teatrit vertetoi se ketu po instalohet diktatura,15 kushtet e vulosura nga PE,e pasqyrojne qarte kete gjendje.Nuk na mbetet gje tjeter por te veprojme si italianet qe i derguan peticion Trumpit qe te nderhyje,sipas nje ligji te Shba,per te mbrojtur demokracine ne ato vende ku po rrezikohet.shoqeria civile,AMT,apo çdo ojf e te drejtave te njeriut duhet te organizojne hartimin dhe nenshkrimin e nje peticioni te tille te nenshkruar nga 100 mije shqiptare dhe ti dergohet Shtepise Bardhe.kjo eshte me e pakta qe mund te bejme per mbrojtjen e demokracise.

t21/06/2020 22:04

Shembja e teatrit vertetoi se ketu po instalohet diktatura,15 kushtet e vulosura nga PE,e pasqyrojne qarte kete gjendje.Nuk na mbetet gje tjeter por te veptojme si italianet qe i derguan peticion Trumpit qe te nderhyje,sipas nje ligji te Shba,per te mbrojtur demokracine ne ato vende ku po rrezikohet.shoqeria civile,AMT,apo çdo ojf e te drejtave te njeriut duhet te organizojne hartimin dhe nenshkrimin e nje peticioni te tille te nenshkruar nga 100 mije shqiptare dhe ti dergohet Shtepise Bardhe.kjo eshte me e pakta qe mund te bejme per mbrojtjen e demokracise.

Shto koment

Denonco