Shtimi i rasteve me Covid-19/ Pampuri: Fajin nuk e kanë qytetarët, por qeveria

Shtimi i rasteve me Covid-19/ Pampuri: Fajin nuk e kanë qytetarët, por qeveria

19:29, 21/06/2020
A+ Aa A-

Teksa numri i të prekurve me Covid-19 rritet çdo ditë dhe teksa qeveria fajëson qytetarët për mosrespektim të masave, vjen reagimi i ish-deputetes së PD, Oriola Pampuri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pampuri shprehet se fajtore për këtë situatë është vetëm qeveria.

"Faji dhe papërgjegjshmëria bie drejtpërdrejtë mbi qeverinë, pasi pikërisht QSUT, që administrohet nga Ministria e Shëndetësisë, vendi ku masat dhe siguria duhej të ishin maksimale dhe risku për tu infektuar duhej të ishte minimal, pikërisht prej aty referohen raste të njëpasnjëshme, prej të cilave disa bëhen të ditura e disa jo, disave prej tyre u bëhen tamponët e disave jo, edhe pse referohen si persona kontakti", shkruan ndër të tjera Pampuri. 

Reagimi i plotë:

Qytetaret i zbatuan me perpikmeri rregullat e izolimit duke mbartur mbi supe edhe veshtiresite ekonomike qe ai solli, por edhe mungesen e mbeshtetjes nga qeveria. Pas hapjes e sidomos ditet e fundit numri i personave te prekur nga Covid 19 eshte rritur, dhe nje pjese e tyre jane staf shendetesor. Ne rrethana te tilla te fajesosh qytetaret, eshte mungese pergjegjshmerie e qeverise dhe personave te caktuar qe ndjekin me rigorozitet ritmin e saj te deformuar. Por ne fakt faji dhe papergjegjshmeria bie drejtperdrejte mbi qeverine, pasi pikerisht QSUT, qe administrohet  nga Ministria e Shendetesise, vendi  ku masat dhe siguria duhej te ishin maksimale,  dhe risku per tu infektuar duhej te ishte minimal, pikerisht prej aty referohen raste te njepasnjeshme, prej te cilave disa behen te ditura e disa jo, disave prej tyre u behen tamponet e disave jo, edhe pse referohen si persona kontakti.

Por menaxhimi i situates ka qene nje kaos total qe ne fillesat e kesaj pandemie. Eshte theksuar disa here qe pergjegjshmeria qytetare duhet te shoqerohet pa diskutim dhe me masa nga qeveria, te cilat nisin nga masat mbrojtese te stafit shendetesor e deri te vijueshmeria e testimeve dhe testeve serologjike, njekohesisht cdo person qe shfaq shenja duhet te testohet me qellim qe te merren masa qe gjendja shendetesore te mos agravohet. Por edhe pas hapjes serish vijon te mos kete masa dhe rregulla te percaktuara qarte te zbatueshme dhe te monitorueshme.

Cdo rast qe paraqitet per te bere tampon nuk duhet neglizhuar, dhe gjithashtu cdo kontakt i tij, duhet testuar. Ky eshte menaxhimi zinxhir. Pergjegjesia dhe pergjegjshmeria se pari duhet te jete e vete "krye-epidemiologut" i cili dergoi qindra police per te terhequr zvarre qytetaret tek teatri, apo inaugurimi i parkut te deshtuar te Veliajt, ku nuk u ruajt asnje standart. Te fajesosh qytetaret, eshte gjeja me e thjeshte ne mungese te argumentit. Por nderkohe te vetmit fajtore jane vete ata te cilet thyen cdo lloj etike profesionale duke thyer konfidencialitetin, me berjen publike te emrave te personave te prekur, dhe pikerisht ata te cilet ne mungese te cdo pergjegjesie e pergjegjshmeria, jane mesuar qe fajin t'ua hedhin te tjereve. 

Te vetmit pergjegjes jane qeveria dhe ata qe u mbajne iso nga mengjesi ne darke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco