'SPAK ti hetojë'/ Braimllari: Venecia konfirmoi grupin e strukturuar kundër drejtësisë Rama, Dvorani, Balla

'SPAK ti hetojë'/ Braimllari: Venecia konfirmoi grupin e strukturuar kundër drejtësisë Rama, Dvorani, Balla

18:47, 21/06/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në RTV Ora, komentoi draftin final të Komisionit të Venecias, publikuar pak ditë më parë.

Sipas tij, raporti në fjalë i jep të drejtë institucionit të Presidentit të Republikës sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ndërsa shton se SPAK duhet urgjentisht të fillojë hetimet në të cilën janë përfshirë Ministrja e Drejtësisë, Kryetari i KED, Ardian Dvorani por dhe kryeministri i vendit.

"Raporti i komisionit të Venecias i jepte të drejt institucionit të Presidentit të Republikës për sa i përket Gjykatës Kushtetuese. Pra e gjithë ajo betejë e bërë për të mbrojtur kushtetutën e vendit, pse u bë? U bë se Edi Rama dhe një grup banditësh që funksiononin të tërë si një grup i strukturuar kriminal duke filluar nga Taulant Balla, Edi Rama, po duke filluar edhe nga përfaqësuesit e tij në KED, Ardian Dvorani, e të tjerë me radhë, ishin një grup i strukturuar kriminal që kërkonin ta shkatërronin Kushtetutën e vendit. Ta kapnin dhe Gjykatën Kushtetuese me qëllim që të zgjatej më tej pushteti i tij. Pse e kërkonte Edi Rama ta kapte Gjykatën Kushtetuese? Sepse duke kapur Gjykatën Kushtetuese i jepte të drejtë ligjeve të tij klienteliste dhe ligjin e tij për oligarkinë që e ka kaluar në Parlament sepse duke kapur Gjykatën Kushtetese shkatërronte njëherë e përgjithmonë themelet e shtetit të së drejtës. 

Por institucioni i Presidentit të Republikës qëndroi fort dhe parimisht në këtë të drejtë legjitime dhe kushtetuese për vendin dhe Komisioni i Venecias çorri maskën e Edi Ramës dhe nxori përpara shqiptarëve por dhe ndërkombëtarëve, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Pra Edi Rama nëpërmjet Ardian Dvoranit kërkonte të kapte Gjykatën Kushtetuese duke shkelur rëndë Kushtetutën e vendit. Ndaj sot nëse ka në vend një institucion drejtësie që funksion, duhet urgjentisht të fillojnë hetimet, duke filluar nga Edi Rama, Ardian Dvorani dhe të gjithë ata të cilët falsifikuan këto procedura për të shkelur Kushtetutën. SPAK duhet urgjentisht të fillojë hetimet në të cilën janë përfshirë Ministrja e Drejtësisë së pari sepse nga aty fillon kjo histori. Kryetari i KED, Ardian Dvorani por dhe kryeministri i vendit.

Ka një material voluminoz, mbi të cili qytetarët e këtij vendi kanë nevojë të marrin drejtësi. Pse kanë nevojë të marrin drejtësi? Me qëllim që të mos i shkojë më kurrkujt në mendje të godasë themelet e Kushtetutës së këtij vendi. Sepse nëse goditet Kushtetuta, ka rënë shteti i së drejtës. Dhe nëse ka rënë shteti i së drejtës, nuk ka më siguri juridike për jetën e çdo qytetari, por edhe nuk ka më siguri për asgjë në këtë vend. Ndaj e gjithë kjo përpjekje rezultoi pozitive dhe sot organet e drejtësisë kanë përpara dosjen, le t’i japin drejtim kësaj situate me qëllim që të qetësojnë çdo qytetar, por edhe të vendosin drejtësi në vend",, theksoi sekretari i përgjithshëm i LSI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco